Lajme Zone
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Maturantët që zgjodhën arkitekturën, testim më 19 gusht! 100 kuota për një ndër degët më të kërkuara, aplikantja: Studiova tregun e punës


19 gushti do të jetë prova vendimtare për qindra maturantë që synojnë të studiojnë Arkitekturën. Për shkak të konkurrencës së lartë, pranimi në këtë program nuk varet vetëm nga mesatarja, por edhe nga testi i posaçëm që do të zhvillohet të Pallati i Kongreseve.

Pas përzgjedhjes së 10 preferencave të studimit, mijëra maturantë presin listat e fituesve. Por për disa programe universitare, rruga nuk mbyllet me aplikimin. Degë si Arkitektura kërkojnë edhe një test pranimi, për shkak të konkurrencës së lartë. Pasioni për dizajnin e brendshëm e ka shtyrë Eliza Thartorin ta rendisë Arkitekturën si zgjedhjen e saj të parë. Para se të aplikonte, ajo thotë se studioi me kujdes edhe mundësitë që ofron tregu i punës. LEXO EDHE:Gjykata e riktheu në detyrë me efekt të menjëhershëm, Rektori i UT, Artan Hoxha nuk zbaton vendimin e Administratives për dekanen e Drejtësisë Dorina Hoxha “Ofron shumë mundësi si degë. Mund të punosh si një profesionist e pavarur ose në një studio. Fillimisht dua të provoj eksperiencën time këtu në Shqipëri, pasi mendoj që kam shumë për të mësuar”, thotë maturantja. Por numri i lartë i kandidatëve e bën konkurrencën të fortë, ndaj emocionet janë të pashmangshme. “Kam emocione. Është një degë që është shumë e kufizuar edhe është pak mendimi a do dalë shumë mirë apo jo, por thjesht e kam atë me veten time që do përgatitem dhe do të jap maksimumin tim”, shprehet Thartori. Për testin e 19 gushtit, që do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve, Eliza po përgatitet me teza të viteve të kaluara dhe kurse shtesë. “Atëherë jam përpjekur që të mësoj sa më shumë ato që bien në provime. Kam parë teza të mëparshme duke mësuar për artet, kulturat, historinë, ato që bien më shumë në teste, jam futur dhe në kurs për të mësuar më shumë pjesën e arkitekturës, ato që bien ,për planimetri ndoshta pak më shumë, për matematikën, gjëra të ndryshme të këtij lloji”, thotë ajo. Dekani Armand Vokshi thotë se Arkitektura dhe Urbabnistika mbeten ndër degët më të kërkuara, ndaj pranimi bazohet në një kombinim të rezultateve të testit dhe mesatares së shkollës. “Aktualisht jemi 60% i ka testi dhe 40% i ka mesatarja. Pra i kemi dhënë pak më shumë vlerë asaj çfarë individi përfaqëson. Vjet kemi pasur diku nja 400 kandidatë që kanë ardhur për testimin”, shprehet Vokshi. Testi vlerëson njohuritë e përgjithshme, elementët bazë të arkitekturës dhe artit, logjikën, si edhe gjeometrinë deskriptive, duke synuar të evidentojë aftësitë dhe potencialin e kandidatëve. “Drejtimi i parë ka të bëjë me njohuri të përgjithshme që në fakt nuk mësohen thjesht në bankat e shkollës, por mësohen edhe nga jeta e përditshme. Pjesa e dytë ka të bëjë me njohuritë që kanë të bëjnë me fushën, pra normalisht me fushën e arkitekurës dhe të artit. Nuk po kërkojmë që ata të dinë çdo gjë, por ca nuancat primare të thjeshta të pjesës së arkitekturës. Një tjetër testim është pjesa e logjikës. Pra, ka teste logjike që kanë të bëjnë me elementët e seleksionimit të aspektit të njohjeve edhe të mendimit logjik. Dhe një pjesë e fundit ka të bëjë me pjesën e gjeometrisë deskriptive që edhe kjo nuk mësohet në shkollë, por që ka të bëjë pak me edhe me imagjinatën e personave”, shpjegon Vokshi. Fakulteti ofron 100 kuota për programin e Arkitekturës, 50 për Urbanistikën dhe 30 për Dizajnin. P.J/E.H/Shqiptarja.com TAG: arkitekture universiteti i tiranes eliza thartori Armand Vokshi Komente Komento Sondazhi i ditës:

5 Gusht, 13:27

GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.1% Jo 60.4% Nuk e di 5.5% Vota total: 797 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 5 Gusht, 13:27 GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?