Lajme Zone
Mashtronte punonjësit se njihte pronarët dhe u merrte lekët, arrestohet 37-vjeçari i shpallur në kërkim në Tiranë
EkonomiEuronews Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Mashtronte punonjësit se njihte pronarët dhe u merrte lekët, arrestohet 37-vjeçari i shpallur në kërkim në Tiranë

Një 37-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga nga Policia e Tiranës. Sipas raportimeve, është arrestuar G. B., 37 vjeç, i cili dyshohet se më datë 14.08.2026, ka marrë 20 000 lekë, në 2 biznese, në rrugët “Brigada VIII” dhe “Teodor Keko”, duke mashtruar punonjësit se ishte i njohur i pronarëve të subjekteve dhe se do t’ua kthente paratë menjëherë.

Një 37-vjeçar i shpallur në kërkim është vënë në pranga nga Policia e Tiranës. Sipas raportimeve, është arrestuar G. B., 37 vjeç, i cili dyshohet se më datë 14.08.2026, ka marrë 20 000 lekë, në 2 biznese, në rrugët “Brigada VIII” dhe “Teodor Keko”, duke mashtruar punonjësit se ishte i njohur i pronarëve të subjekteve dhe se do t’ua kthente paratë menjëherë. Raportohet se ky nuk është rasti i vetëm, pasi më datë 21.08.2026, ka vjedhur një çantë me 25 000 lekë brenda, në një subjekt në rrugën “Skënder Luarasi”. Vijon hetimi për të zbardhur dhe dokumentuar plotësisht veprimtaritë kriminale të 37-vjeçarit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Policia e Shtetit apelon për qytetarët dhe administratorët e subjekteve që të tregojnë vigjilencë dhe kujdes të shtuar ndaj rasteve të mashtrimit, si dhe që në asnjë rast të mos japin para ose të dhëna shtetasve të paverifikuar që i kontaktojnë në mënyra të ndryshme përfshi dhe videot e krijuara me inteligjencë artificiale. Gjithashtu, Policia e Shtetit fton për denoncim të menjëhershëm të çdo dyshimi, personi të dyshuar, indicieje apo rasti kur bien pre e veprave penale në këtë fushë, pasi vetëm nëpërmjet bashkëpunimit të shpejtë dhe të ngushtë mundësohet identifikimi dhe kapja e autorëve, si dhe mbrojtja e pronës dhe pasurisë së qytetarëve.