Lajme Zone
Mashtrimi i dorëheqjeve: Kryeministri largoi vetëm 132 nga 1173 drejtorë, ndërsa në 4 ministritë e korrupsionit nuk lëvizi asnjë
PolitikëPamfleti

Mashtrimi i dorëheqjeve: Kryeministri largoi vetëm 132 nga 1173 drejtorë, ndërsa në 4 ministritë e korrupsionit nuk lëvizi asnjë

Është lojë e Ramës, sikur gjoja po pastron zyrat nga të korruptuarit, të paaftët dhe ata që kanë vjedhur, zvarritur e shpërfillur qytetarët; kur dorëheqjen duhej ta fillonte nga vetja dhe ministrat.

Foto Pamfleti / Asnjë dorëheqje në ministritë e Gonxhes, Kumbaros, Ibrahimajt e Spahiut: Endri Haxhiu, drejtorët e prokurimeve, Agjencisë së Bregdetit, parqeve e muzeve mbeten në detyrë. Edhe 132 të 'dorëhequrit' vijojnë punën, skema e Edi Ramës për të mashtruar protestuesit… Urdhri i Edi Ramës dhënë ministrave për dorëheqjen e drejtorëve ishte përpjekja e radhës për të mashtruar protestuesit në këto ditë të vështira të përballjes me ultimatumin për largimin e tij nga pushteti.

Është lojë e Ramës, sikur gjoja po pastron zyrat nga të korruptuarit, të paaftët dhe ata që kanë vjedhur, zvarritur e shpërfillur qytetarët; kur dorëheqjen duhej ta fillonte nga vetja dhe ministrat.

Por përsëri bëri demagogji, sepse nga 1173 drejtorë qendrorë e rajonalë që janë në Kryeministri, nëpër ministri, kompani shtetërore, prefektura e qarqe, vetëm 132 drejtorë në 4 ministri kanë dorëzuar dorëheqjet formalisht.

Në Ministrinë e Turizmit, Kulturës e Sporteve, që drejtohet nga "përbindëshi" i vjedhjeve, Blendi Gonxhe, nuk ka dhënë dorëheqjen asnjë nga 39 drejtorët e kësaj ministrie, shumica hajdutë e firmosës aferash.

Madje nuk janë prekur as "monstra" Endri Haxhiu i sektorit të trashëgimisë kulturore dhe drejtorët e prokurimeve, Agjencisë së Bregdetit, Turizmit, parqeve e zonave të mbrojtura, zonave e qendrave arkeologjike, muzeve e sektorit të sporteve, megjithëse janë me dosje korrupsioni.

Në Ministrinë e Arsimit, të drejtuar nga "Nona" e korrupsionit, sheike Mirela Kumbaro, nuk ka dhënë dorëheqjen asnjë nga 42 drejtorët, konkretisht i ekonomiko-financave, koncesioneve, prokurimeve, Agjencisë së Arsimit Parauniversitar, Financimit të Arsimit të Lartë, Kërkimit Shkencor e Inovacionit, Agjencisë së Sporteve Shkollore, drejtorët rajonalë të arsimit etj.

Përveç drejtorit të QKB-së, në Ministrinë e Ekonomisë dhe Inovacionit të drejtuar nga Delina Ibrahimaj, "Delfinja" e pazarave të Edi Ramës, nuk ka dhënë dorëheqjen asnjë nga 40 drejtorët.

Megjithëse është një nga 4 ministritë e zhytura në korrupsion e vjedhje të pronave, fondeve të investimeve, start-upeve, mbështetjes së bizneseve, projekteve të punësimit, arsimit profesional, tregjeve publike, sigurimeve shoqërore, Entit të Banesave dhe Korporatës së Investimeve.

Asnjë drejtor nuk ka dhënë dorëheqjen në Ministrinë e Shëndetësisë të drejtuar nga Klodiana Spahiu, megjithëse është ministria dhe sektori "rekord" i korrupsionit e vjedhjeve, mosshërbimit ndaj qytetarëve pa dhënë ryshfet, mungesës së ilaçeve dhe ilaçeve të skaduara.

Në krye të listës së korrupsionit e vjedhjeve qëndron Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), si dhe Drejtoria Farmaceutike, Agjencia e Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, Qendra e Urgjencës Mjekësore, Shërbimi Social, Qendra Spitalore "Nënë Tereza", Spitali i Traumës, Instituti i Shëndetit Publik dhe dy maternitetet në Tiranë.

Jo vetëm ministrat që bashkëpunojnë me drejtorët hajdutë e firmosës aferash, por dhe kryeministri Edi Rama e di që në këto ministri bëhen batërdi vjedhjesh, por nuk tha asnjë fjalë pse nuk iu kërkuan dorëheqjet drejtorëve në ministritë e drejtuara nga Blendi Gonxhe, Mirela Kumbaro, Delina Ibrahimaj e Klodiana Spahiu.

Edhe në Ministrinë e Drejtësisë, të Financave, të Energjisë dhe Infrastrukturës janë dorëhequr nga 10-20 për qind e numrit të drejtorëve.

Ndërsa në ministritë e tjera nuk ka asnjë dorëheqje, ashtu siç nuk kanë dhënë dorëheqje drejtuesit e enteve publike, inspektorateve e shërbimeve qendrore publike, të cilët kanë zvarritur, zhvatur, shpërfillur e lodhur qytetarët dhe bizneset.

Sipas skemës demagogjike të Edi Ramës, edhe 132 drejtorët që kanë dorëzuar nga një copë letër të quajtur "Dorëheqje" do të vazhdojnë të jenë në detyrat që kanë, derisa gjoja sipas Ramës do t'u bëhet ritestimi dhe verifikimi i punëve. /Pamfletimashtrimi me dorëheqjet drejtorët Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Dosja e zezë Edi Rama dhe ëndrra e gomarit që po e shqyen ujku 24 Tetor 2026, 16:4116:41Dosja e zezë Vjeshta e zemërimit në Shqipëri: Revolta që mund të përmbysë ekuilibrat politikë 23 Tetor 2026, 17:2317:23Dosja e zezë Dhuratë apo blerje me çmim të fryrë? Pikëpyetjet mbi dy ujëhedhësit nga Turqia 23 Tetor 2026, 16:3516:35Dosja e zezë Luca, dashnori i fundit i Edi Ramës 22 Tetor 2026, 11:2511:25Dosja e zezë Dialog me “virgjëreshën” Mirelë 21 Tetor 2026, 11:5311:53Dosja e zezë Edi Rama është buzë greminës! 21 Tetor 2026, 10:2410:24Dosja e zezë