Lajme Zone
Mashtrimet dhe "fake news"-et/ Rama: Në Shqipëri ka ndërhyrje malinje, po nxisin urrejtjen fetare
PolitikëCNA

Mashtrimet dhe "fake news"-et/ Rama: Në Shqipëri ka ndërhyrje malinje, po nxisin urrejtjen fetare

Qielli i Korçës do të kthehet në një arenë garash dhe emoc...

Kryeministri Edi Rama ka folur sot gjatë një takimi me drejtues të sistemit bankar për ndërhyrjet malinje në Shqipëri që po përpiqen të nxisin urrejtje fetare.

Rama është shprehur se këto ndërhyrje malinje po i fryjnë zjarrit të urrejtjes së antisemitizmit, për të ngatërruar atë që nuk duhet të ngatërrohet, miqësinë që Shqipëria ka me Izraelin, me hebrenjtë sikundër dhe miqësinë që ka me Turqinë, Arabinë Saudite, Katarin etj. “Këtu nuk është vetëm çështje e ANTIFA-s, këtu ka ndërhyrje malinje të lidhura me pozicionin e Shqipërisë dhe të lidhura me përpjekje djallëzore për të yshtur urrejtje fetare.

Shpreh neverinë time për të gjithë ata të cilët i fryjnë zjarrit të urrejtjes së antisemitizmit, për ata që ngatërrojnë atë që nuk duhet ngatërruar, jemi një vend mik i Izraelit, i hebrenjve ashtu siç jemi një vend mik i Arabisë, Katarit, i Turqisë.

Ne jemi vend i vogël që kemi nevojë për miq, të rrisim ekonominë, të rrisim mirëqenien, ne duhet të jemi një vend që shihet si një vend për turizëm, apo një vend ku të huajt të vijnë të jetojnë këtu, të investojnë këtu, duke sjellë para, dije, eksperiencë.

Sa herë Shqipëria ngjitet lart, bëhet objekt sulmi nga brenda dhe jashtë.

Jemi vendi me rritjen më të madhe të ekonomisë në rajon. Kemi qenë bishti i kavallit. Do të vazhdojmë të rrisim ekonominë”, tha Rama. Kujtojmë se prej ditësh CNA ka raportuar mashtrimet dhe "fake news"-et që përhapen në rrjetet sociale apo në portale të ndryshme ku thuhej se avionë me izraelitë po zbarkonin në Shqipëri për të mbrojtur kryeministrin Edi Rama nga protestat.

CNA nxori zbuluar mashtrime dhe mbajti një qëndrim në lidhje me mendjet e sëmura që prodhonin "fake news"-e apo teori të ndryshme konspirative.

Qëndrimet mund t’i lexoni në artikujt e mëposhtëm./ CNA Makineria e “fake news”-eve nxit urrejtjen te shqiptarët/ Ku janë institucionet e sigurisë kombëtare?

19 Tetor, 11:02 "Fake news"-et dhe “mendjet e sëmura”

17 Tetor, 13:43 Një mashtrim me fluturimet nga Izraeli

16 Tetor, 12:39 Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.