Lajme Zone
Masë ajrore e ftohtë me origjinë verilindore përfshin vendin, parashikimi i motit për ditën e sotme
Të tjeraShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Masë ajrore e ftohtë me origjinë verilindore përfshin vendin, parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme ditore, duke u luhatur nga 2–6°C, temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Bulqizës, deri në 21°C, pritet vlera maksimale, e cila do të regjistrohet përkatësisht në Durrës dhe Fier.

Ditën e sotme, një masë e ftohtë me origjinë verilindore do të ndikojë kushtet atmosferike në vendin tonë, duke sjellë mot të kthjellët dhe mjaft të ftohtë gjatë orëve të paradites. Nga pasditja e në vijim pritet shpeshtim i vranësirave dhe shtim i lagështirës në ajër, duke bërë që në shumë zona i ftohti të ndihet edhe më shumë. Megjithatë, mundësia për reshje është pothuajse zero. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në të dy vlerat ekstreme ditore, duke u luhatur nga 2–6°C, temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Bulqizës, deri në 21°C, pritet vlera maksimale, e cila do të regjistrohet përkatësisht në Durrës dhe Fier. LEXO EDHE:Temperaturat minimale zbresin në 3 gradë celcius, parashikimi i motit për ditën e sotme (VIDEO) Ndërkohë, era do të fryjë mbi mesatare, duke arritur shpejtësinë 55 km/h nga drejtimi verior-verilindor. Kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë. R.Xh/Shqiptarja.com TAG: moti parashikimi i motit temperatura te uleta Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

26 Tetor, 10:21

Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat? Po 74.9% Jo 22% Nuk e di 3.1% Vota total: 3145 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 26 Tetor, 10:21 Ndëshkim financiar e penal dhunuesve në protesta, jeni dakord me masat?