Lajme Zone
Masat për motin e keq/ Mjetet e vogla lundruese nuk do të lejohen të lëvizin
SportABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Masat për motin e keq/ Mjetet e vogla lundruese nuk do të lejohen të lëvizin

Të premten kryesisht jugu i vendit  parashikohet të përfshihet   nga  reshje intensive shiu, stuhi lokale dhe erë e fortë.  Autoritetet iu bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes maksimal në plazhe.  Ndërkohë për këtë arsye është pezulluar dhe lundrimi i mjeteve të vogla,  anijeve të peshkimit dhe atyre turistike në Vlorë, Sarandë, Ksamil dhe Borsh.

Në veri dhe veriperëndim të gjirit të Vlorës nga mesdita e të premtes deri mëngjesin e të shtunës parashikohet që era të fryjë me forcë 15 deri më 25 metër për sekondë duke gjeneruar dallgë lartësia e të cilave shkon nga një metër e gjysmë deri në tre metër e gjysmë.

Për këtë arsye është ndaluar gjithashtu pajisja me leje nisje e mjeteve të vogla që synojnë të operojnë në det të hapur në zonën Dhërmi-Himarë. Ndërkohë anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse./abcnews.al Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *AnashAktualitet moti i keq