Edhe sot kanë vijuar punimet në rezervuarin e Kasharajt për të çuar drejt normalizimit situatën. Pjesa e evadimit të peshqve të ngordhur nga mungesa e ujit është duke u bërë nga mjetet e rënda të ushtrisë, të cilat pasi ngarkohen shkojnë në venddepozimitin e përcaktuar nga Bashkia Lushnjë.Lexo edhe:Murtaja e Ruminantëve të Vegjël (PPR), sëmundja fatale që prek bagëtitë e imëta është shfaqur në Lepenicë të Selenicës Shërbimi veterinar rajonal është duke u marrë me groposjen, disinfektimin dhe klorifikimin e pjesës së peshqve të ngordhur në vendin e përgatitur nga ana e Bashkisë Lushnjë. Në anën tjetër punonjësit e bordit të kullimit po merren me pjesën inxhinierike të veprës për të bërë të mundur zhbllokimin e shkarkuesit kryesor që mbetet akoma i bllokuar, pavarësisht përpjekjeve me mjete të specializuara që nuk kanë dhënë rezultat deri për momentin. Punonjësit e Bashkisë Lushnjë janë duke ndihmuar në mbledhjen e mbetjeve dhe duke ndihmuar në heqjen e tratave( rrjetave), që kanë bllokuar hinkën e shkarkuesit kryesor. Manovratorët e eskavatorlve kanë mbërritur deri në afërsi dhe kryejnë pavarësisht vështirësive edhe heqjen e baltës bashkë me peshqit e ngordhur për t'u larguar dhe për të hapur rrugën drejt zhbllokimit të shkarkuesit.

