Lajme Zone
Masakër mjedisore në Liqenin e Ohrit, mbeturinat lundrojnë në ujë
EkonomiJOQ Albania

Masakër mjedisore në Liqenin e Ohrit, mbeturinat lundrojnë në ujë

Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga Pogradeci, shoqëruar me pamje që tregojnë mbeturina të shpërndara dhe duke lundruar në ujërat pranë bregut të Liqenit të Ohrit.

Një denoncim shqetësues ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania nga Pogradeci, shoqëruar me pamje që tregojnë mbeturina të shpërndara dhe duke lundruar në ujërat pranë bregut të Liqenit të Ohrit.

Në video dallohet qartë prania e mbetjeve në sipërfaqen e ujit, ndërsa zona pranë bregut paraqitet e ndotur dhe me ujë të turbullt.

Qytetari që ka dërguar pamjet ngre shqetësimin se në liqen përfjnë mbetje dhe, sipas tij, edhe ujëra të zeza.

“Përshëndetje JOQ! Kjo është një pamje nga qyteti i Pogradecit ku duket qartë se në liqen hidhen plehra dhe ka ujëra të zeza të shumta. Kjo është një gjë e patolerueshme sepse rrezikon jetën tonë dhe habitatin e shumë gjallesave që jetojnë aty. I kërkojmë Bashkisë të kujdeset për këtë dëm”, shkruan denoncuesi.

Pamjet janë veçanërisht shqetësuese për një zonë që konsiderohet ndër pasuritë më të rëndësishme natyrore të vendit. Liqeni i Ohrit është pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe është një ekosistem me biodiversitet të jashtëzakonshëm, ku gjenden më shumë se 200 specie endemike.

Problemi i ndotjes së liqenit nuk është i panjohur. UNESCO e ka identifikuar trajtimin e pamjaftueshëm të ujërave të ndotura dhe menaxhimin e mbetjeve të ngurta si ndër kërcënimet kryesore për integritetin e Liqenit të Ohrit.

Në dokumentet e UNESCO-s për rajonin e Pogradecit janë evidentuar edhe mbetje plastike përgjatë rrjedhave ujore dhe bregut të liqenit, ndërsa ndotja e ujit konsiderohet një nga problemet më të rëndësishme për ruajtjen e këtij ekosistemi.

Pamjet e dërguara në redaksi ngrenë pikëpyetje serioze mbi gjendjen e zonës pranë bregut në Pogradec dhe kërkojnë një reagim nga institucionet përgjegjëse.

A është kjo gjendje e pranueshme për një prej pasurive natyrore më të çmuara të Shqipërisë? View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)