Lajme Zone
Marta Kos i 'pret hovin' Ramës: Integrimi do reforma, shfuqizo ligjet për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike
PolitikëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Marta Kos i 'pret hovin' Ramës: Integrimi do reforma, shfuqizo ligjet për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike

Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos, e ka cilësuar këtë një moment të rëndësishëm për vendin dhe një hap domethënës në procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian.

Marta Kos Rama merr mesazh të fortë nga BE për protestat... Shqipëria ka hedhur sot një tjetër hap në procesin e integrimit europian. Në Bruksel u zhvillua konferenca e 9-të ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, ku u zyrtarizua mbyllja e tre kapitujve të parë negociues: Kapitulli 25 – Shkenca dhe Kërkimi, Kapitulli 26 – Arsimi dhe Kultura dhe Kapitulli 30 – Marrëdhëniet me Jashtë.

Komisionerja e Bashkimit Europian për Zgjerimin, Marta Kos, e ka cilësuar këtë një moment të rëndësishëm për vendin dhe një hap domethënës në procesin e zgjerimit të Bashkimit Europian.

Në konferencën e 9-të ndërqeveritare Shqipëri-BE, Kos tha se mbyllja e Kapitujve 25, 26 dhe 30 u bë e mundur falë progresit të Shqipërisë në përmbushjen e pikave të ndërmjetme për sundimin e ligjit, ndërsa theksoi se puna për reformat duhet të vijojë.

“Sot mbyllëm tre kapitujt e parë me Shqipërinë. Është një moment i madh për vendin, është ‘Super e Marta’ për zgjerimin. I mbyllëm kapitujt për arsimin, kërkimin shkencor dhe marrëdhëniet e jashtme, ndërsa kanë mbetur edhe 30 të tjerë. Shqipëria është pjesë e familjes europiane dhe ka qenë në përputhje të plotë me Bashkimin Europian. Më shumë se 50 mijë studentë kanë marrë pjesë në programin Erasmus Plus. Përgëzime miqve shqiptarë, sepse kjo u bë e mundur pasi Shqipëria përmbushi pikat e ndërmjetme për sundimin e ligjit. Ky është një hap i ndërmjetëm, që do të thotë se reformat duhet të vazhdojnë dhe të thellohen. Shqipëria ecën përpara drejt objektivit ambicioz për përfundimin e negociatave deri në fund të vitit 2027”, deklaroi Kos.

Komisionerja europiane u ndal edhe te mbështetja e qytetarëve shqiptarë për anëtarësimin në Bashkimin Europian, duke iu referuar një sondazhi të fundit.

“Ne inkurajojmë që progresi të vazhdojë në drejtësi, antikorrupsion dhe luftën kundër krimit të organizuar. Ne këmbëngulim për reforma rrënjësore. Sondazhi i fundit tregon se në Shqipëri 92 për qind e qytetarëve janë në favor të anëtarësimit, 94 për qind mendojnë se anëtarësimi do të sjellë më shumë përfitime dhe 93 për qind i besojnë Bashkimit Europian. Reformat kanë sukses vetëm nëse dëgjohen të gjithë ata që preken prej tyre. Unë do të jem krah jush deri në fund të mandatit tim”, u shpreh Komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos.

Ndërsa kryeministri Rama tha se mbyllja e tre kapitujve përfaqëson një tjetër moment të rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Ajo çfarë ndodhi tani shënon vërtet një gur kilometrik tjetër në rrugëtimin e pakthyeshëm të Shqipërisë në BE. Sapo ramë dakord të mbyllim tre kapituj të rëndësishëm negociatorë. Ky nuk është thjesht një hap, por një vlerësim që Shqipëria po ecën përpara, që reformat po japin rezultate. E sotmja është e rëndësishme edhe sepse thekson një mesazh mjaft të rëndësishëm: Shqipëria jep rezultate, BE jep rezultate. Shqipëria ecën përpara dhe BE reagon për këtë”, tha Rama.

I pyetur për debatet që projekti i Zvërnecit ka shkaktuar edhe në Parlamentin Europian, Rama u shpreh se Komisioni Europian është i informuar për çdo zhvillim dhe se nuk ekziston asnjë arsye për shqetësim.

Por mesazhi i fortë erdhi nga Marta Kos: "Edhe para protestave kemi rënë dakord që të shfuqizohen amendamentet për vitin 2024 për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike, këto do të bëheshin për kapitullin 27. Do të inkurajoja autoritetet sa më shpejt që të jetë e mundur. Protestat janë pjesë e proceseve demokratike dhe mënyra se si vendet i trajtojnë këto protesta janë pjesë e proceseve demokratike. Është ajo çfarë thashë, procesi i anëtarësimit është proces në vazhdimësi. Shqipëria duhet të harmonizojë legjislacionin për të cilin ramë dakord". marta kos rama Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Politike Shqipëria mbyll tre kapitujt e parë me BE-në/ Rama nga Brukseli: Një tjetër gur kilometrik drejt anëtarësimit 14 Korrik 2026, 20:0220:02Politike Këshilli i Kombëtar pa surpriza, kupola e PD nuk ndryshon; ja lëvizjet që priten në mbledhjen e nesërme 14 Korrik 2026, 18:1618:16Politike U përplas fizikisht me gazetarin para Kuvendit, reagon Braçe: Më kishin zënë pritë! 14 Korrik 2026, 17:5317:53Politike Rama merr ‘goditje’ nga Italia, Lëvizja 5 Yjet kundër integrimit të Shqipërisë: Po sakrifikohen rajonet tona 14 Korrik 2026, 17:2717:27Politike Deklarata skandaloze për Kosovën, PD kërkon shpalljen "non grata" të ministres serbe Paunoviç! 14 Korrik 2026, 16:1416:14Politike Mbledhja e Këshillit Kombëtar, Murrizi tjetër apel Berishës: Nxirr emrat e kupolës drejtuese, pse gjithë ky sekret? 14 Korrik 2026, 15:0715:07Politike