Lajme Zone
TeknologjiABC News Albania
Ky artikull është pjesë e një historie me 6 burime — Krahaso mbulimin →

“Marshi për Liri” në Prishtinë, qytetarë nga Shqipëria nisen në mbështetje të ish-krerëve të UÇK


Qytetarë nga Shqipëria janë nisur drejt Prishtinës për t’iu bashkuar protestës “Marshi për Liri”, e organizuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Qytetarë nga Shqipëria janë nisur drejt Prishtinës për t’iu bashkuar protestës “Marshi për Liri”, e organizuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.

Në pikën kufitare të Morinit, qytetarë janë parë duke udhëtuar drejt Kosovës, si në mënyrë të organizuar, ashtu edhe individualisht, për të marrë pjesë në protestën që do të zhvillohet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Marshimi është parashikuar të nisë sot në orën 14:00 dhe organizohet në mbështetje të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Your browser does not support the video tag. Your browser does not support the video tag. Platforma “Liria Ka Emër” ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive të qytetarëve, në prag të shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, të parashikuar më 16 shtator.

Protesta pritet të mbledhë qytetarë nga Kosova, Shqipëria dhe diaspora, me thirrjen për “Liri për Çlirimtarët”. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitetRajoni