Lajme Zone
Marrëveshje historike/ SHBA-të marrin në kontroll shumicën e rezervave të naftës së Venezuelës
BotëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Marrëveshje historike/ SHBA-të marrin në kontroll shumicën e rezervave të naftës së Venezuelës

Lëvizje “shahmat” nga Trump; SHBA-të fitojnë kontrollin e 55% të prodhimit të sipërmarrjes së përbashkët në Venezuelë në një marrëveshje të paprecedentë që riformëson hartën e energjisë dhe gjeopolitike.

Lëvizje “shahmat” nga Trump; SHBA-të fitojnë kontrollin e 55% të prodhimit të sipërmarrjes së përbashkët në Venezuelë në një marrëveshje të paprecedentë që riformëson hartën e energjisë dhe gjeopolitike. Marrëveshja do t’i japë palës amerikane akses në rreth 65 miliardë fuçi rezerva të provuara dhe, sipas zyrtarëve amerikanë, do të krijojë rezervën e dytë më të madhe të naftës në pronësi të korporatave në botë, pas Saudi Aramco. Marrëveshja u bë publike nga presidenti amerikan Donald Trump përmes platformës Truth Social, i cili e paraqiti atë si një hap strategjik për forcimin e sigurisë energjetike të Shteteve të Bashkuara në dekadat e ardhshme. Sipas Trump, marrëveshja është arritur me ndërmjetësimin e Sekretarit të Shtetit Marco Rubio dhe Sekretarit të Luftës Pete Hegseth, në bashkëpunim me presidenten e përkohshme të Venezuelës, Delcy Rodriguez, si dhe me kompani private. “Me udhëzimin tim, Sekretari i Shtetit Marco Rubio dhe Sekretari i Luftës Pete Hegseth, duke punuar ngushtë me Presidenten e Përkohshme shumë të respektuar të Venezuelës, Delcy Rodriguez, dhe përmes një partneriteti me bizneset private, kanë siguruar kontrollin shumicë të SHBA-së mbi më shumë se 65 MILIARDË fuçi rezerva të provuara nafte në Venezuelë, pa asnjë kosto për taksapaguesin amerikan”, deklaroi Trump. Presidenti amerikan e cilësoi marrëveshjen si një fitore si për Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe për popullin venezuelian. Sipas tij, kjo nismë është pjesë e politikës “America First” dhe synon sigurimin e furnizimeve të qëndrueshme dhe me kosto të ulët të naftës në Hemisferën Perëndimore, si dhe uljen e çmimeve të karburanteve në SHBA.

Edhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio e ka përshëndetur marrëveshjen, duke e paraqitur atë si një zhvillim të rëndësishëm për të dyja vendet.

Sipas një zyrtari amerikan, SHBA-të do të kontrollojnë 55% të prodhimit aktual të sipërmarrjes së re të përbashkët dhe do të kenë mundësi të sigurojnë furnizime nafte me kosto të ulët.

Marrëveshja përfaqëson një nga ndërhyrjet më të forta të Uashingtonit në ekonominë e një vendi të Amerikës Latine në dekadat e fundit. Ajo shihet gjithashtu si pjesë e strategjisë së administratës Trump për të zgjeruar ndikimin amerikan në Hemisferën Perëndimore, ndërsa synon njëkohësisht të kufizojë praninë dhe ndikimin ekonomik të Kinës në rajon. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb