Shqipëria formalizon zyrtarisht pjesëmarrjen në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit në Gaza.
Marrëveshja qe parashikon dergimin e trupave ushtarake shqiptare ne Gaza, është nënshkruar në mjediset e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, mes Shefit të Shtabit të Përgjithshëm, Gjenerallejtënant Arben Kingji, dhe Komandantit të Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit, Gjeneral Major Jasper Jeffers ne prani te Ambasadorit amerikan ne Tiranë, Eric Wendt.
Shqipëria, si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, synon të kontribuojë edhe në krijimin e kushteve për një stabilitet të qëndrueshëm global “Si anëtare themeluese e Bordit të Paqes, Shqipëria riafirmon angazhimin e saj për të kontribuar në përpjekjet ndërkombëtare për vendosjen e paqes, garantimin e sigurisë dhe krijimin e kushteve për një stabilitet të qëndrueshëm në Gaza.”
Sipas marreveshjes, shqiperia do te perfaqesohet me 40 ushtarake në Forcën Ndërkombëtare të Stabilizimit nën drejtimin e Bordit të Paqes, me misionin e mbeshtetjes se operacioneve humanitare, monitorimin dhe raportimin e sigurise. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *KryesoreAktualitet

