“Marre!”Me vetëm këtë fjalë ka reaguar kryeministri Edi Rama pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Rama ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi të shoqëruar me fjalën “Marre”, duke shprehur qëndrimin e tij ndaj aktgjykimit të shpallur për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin. Vendimi i 16 shtatorit solli dënime me burgim për katër ish-drejtuesit e UÇK-së, ndërsa gjykata i shpalli fajtorë për disa krime lufte. Thaçi u dënua me 25 vite burg. Komentet i rikthejnë Ramës qëndrimin e vitit 2015 Postimi i kryeministrit nuk kaloi pa reagime. Një pjesë e komentuesve në Facebook i kanë kujtuar Ramës qëndrimin e mbajtur prej tij në vitin 2015, kur në Kosovë po zhvillohej debati për krijimin e Gjykatës Speciale. Në disa prej komenteve, përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë pyetur kryeministrin për rolin që kishte pasur në atë periudhë dhe veçanërisht për vizitën e tij në Prishtinë, shkruan Politiko.al.
“Edi Rama, hajde tash me jep një arsye për gjithë atë presion që i bëre Hashim Thaçit për shtytjen e deputetëve të asaj legjislature për votimin pro themelimit të Gjykatës Speciale”, shkruan një komentues. Një tjetër shkruan:
“Marre edhe për ty që vije me helikopter me i bind që me votu krijimin e kësaj padrejtësie!” Vizita e Ramës në Prishtinë Më 16 korrik 2015, Top Channel raportonte se Edi Rama kishte udhëtuar me helikopter drejt Prishtinës, ku ishte takuar me kryeministrin e atëhershëm Isa Mustafa dhe zëvendëskryeministrin Hashim Thaçi.
Sipas raportimit të publikuar në atë kohë, në takime ishte diskutuar edhe çështja e Gjykatës Speciale për krimet e luftës në Kosovë. Top Channel e përshkruante Gjykatën Speciale si një nga temat e vizitës së Ramës në Kosovë.
Në atë kohë, qeveria shqiptare kishte deklaruar se vizita lidhej me koordinimin mes dy qeverive për Samitin e Vjenës, shkruanh Politiko.al. “Të fala Vuçiçit”, komentuesit kujtojnë edhe “Ballkanin e Hapur” Në komentet poshtë postimit janë shfaqur edhe reagime që e lidhin qëndrimin e Ramës me marrëdhëniet e tij politike me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
“Të fala Vuçiçit”, shkruan një komentues.
Të tjerë kanë rikujtuar nismën “Ballkani i Hapur”, ndërsa disa komentues kanë ngritur akuza ndaj Partisë Socialiste për qëndrimet e saj lidhur me çështjen e krimeve serbe në Kosovë. “Ti votove kundër gjenocidit serb në Kosovë”, shkruan një tjetër përdorues.
Një tjetër koment shkon edhe më tej:
“Ai që duhej dënuar je ti.” Nga “Marre” te debati për Gjykatën Speciale Kështu, ndërsa Rama e ka shoqëruar vendimin e Hagës me vetëm një fjalë, “Marre”, reagimet në rrjetet sociale kanë rikthyer në qendër të debatit një prej momenteve më të diskutuara të vitit 2015: krijimin e Gjykatës Speciale dhe qëndrimin e aktorëve politikë shqiptarë ndaj saj.
Gjykata Speciale u krijua në vitin 2015 dhe çështja ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit u zhvillua për disa vite në Hagë, deri në shpalljen e aktgjykimit të shkallës së parë më 16 shtator 2026./Politiko.al Kontakto me Politiko në rast se: Mendoni se nuk shkruajmë Shqip Mendoni se kemi bërë shkelje etike Mendoni se kemi bërë CopyPaste Mendoni se kemi bërë FakeNews Doni të postoni nje Lajm

