Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

Manifesti i “Shqipërisë së re” është “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet”/ Aktivisti Kola: Rama dhe Berisha janë bashkë, ne jemi këtu për shkak të korrupsionit dhe keqqeverisjes


Aktivisti Arben Kola iu është përgjigjur zërave se ai është larguar nga protesta, po ashtu ka shpjeguar edhe një herë kuptimin e sloganit “Shqipëri e re”. Ai tha se është bazuar në veprën “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet” dhe i ftoi qytetarët ta lexojnë dhe kuptojnë.

Aktivisti Arben Kola iu është përgjigjur zërave se ai është larguar nga protesta, po ashtu ka shpjeguar edhe një herë kuptimin e sloganit “Shqipëri e re”.

Ai tha se është bazuar në veprën “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet” dhe i ftoi qytetarët ta lexojnë dhe kuptojnë. “Shpesh herë na pyesin çfarë është parrulla Shqipëria e re janë mosha e tretë, ne dhe fëmijët që përbëjmë këtë mozaik. Shqipëria e re është themeluar nga Rilindasit, ju ftoj ose të blini “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet? Ky manifest u hartua në Bukuresht. Lexojeni, kuptojeni dhe zbatojeni. Pjesa më e madhe kanë exuar librat e George Orëell, por në kohën e Covid u dorëzuan, disa këtu në shesh nuk u dorëzuan kundërshtuan diktaturën komediane. Manifesti për Shqipërinë e re është “Shqipëria ç’ka qenë, ç’është dhe ç’do të bëhet”? Jam këtu çdo ditë në shesh, s’kam nevojë për protagonizëm, ëndrra ime është një Shqipëri e lirë dhe demokratike, synimi është zgjimi i kombit shqiptar. Prania juaj këtu është rezultat i keqqeverisjes, nisi me betejat për lumenjtë detet, korrupsionin. Rama dhe Berisha janë bashkë për shkatërrimin e Valbonës, janë bashkë në Rrjoll ku u tërhoqën zvarrë banorët. Mos u dorëzoni dhe mos u ndikoni nga propaganda, jemi bashkë për rrëzimin e Edi Ramës”, tha ai. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb