Roberto Mancini ka debutuar me humbje në aventurën e dytë te Italia. ‘Axurrët’ e nisën sezonin e ri në Ligën e Kombeve me halle të vjetra, pasi u mposhtën 0-2 nga Belgjika. Në kryeqytetin italian miqtë realizuan nga një herë në secilën pjesë. Fillimisht me Gots i cili shkaktoi kaos në mbrojtjen e Italisë para se të dërgonte topin në rrjetën e Donnarumma-s dhe më pas me Lukebakio-n, i cili dyfishoi nga jashtë zone. Edhe pse dëshira ishte e madhe, përpjekjet e Italisë për të shmangur humbjen rezultuan të dobta, pasi goditjet linin për të dëshiruar. Për këtë arsye në Olimpico nuk munguan as vërshëllimat e tifozëve, të cilët prej shumë vitesh e shohin kombëtare jo në nivelet e dikurshme. LEXO edhe...Papa Leone XIV nis vizitën e parë zyrtare në Francë, takim me liderët e BE dhe të mbijetuarit e abuzimeve në Kishë Sfida e radhës për Italinë do të jetë pas 3 ditëve në transfertë kundër Turqisë. Këta të fundit në ndeshjen hapëse të sezonit të ri të Ligës së Kombeve u mposhtën 0-1 nga Franca e Zinedine Zidan, i cili debutoi me fitore te ‘gjelat’ për shkak të golit të Mbappe-s në pjesën e dytë. Pas ndeshjeve të para grupi udhëhiqet nga Belgjika me 3 pikë, po aq sa Franca, ndërsa Turqia dhe Italia janë me 0 pikë. Ne.k./ReportTv.al Zinedine Zidane france belgjika Italia Roberto Mancini Komento Komente Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika? Po 46.4% Jo 42.1% Disi 11.4% Vota total: 4151 Sondazhi i ditës: Arrestimet e fundit nga SPAK, a janë provë e pavarësisë nga politika?

