Moderatorja e njohur shqiptare, Marina Vjollca, ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale me fotografitë e publikuara nga pushimet në jug të Shqipërisë.
Nëna e një vajze, Marina shfaqet në super formë në imazhet e reja, ku bikini i kuq dhe pozat verore kanë marrë vëmendjen e ndjekësve.
Pas përfundimit të sezonit televiziv gjatë Kupës së Botës, moderatorja ka nisur prej ditësh pushimet në jug të vendit. Përmes rrjeteve sociale, ajo ka ndarë momente nga këto ditë, nga çastet familjare me të bijën deri te pozat nga plazhi që kanë nxitur komentet e ndjekësve.
Me një paraqitje që nuk ka kaluar pa u vënë re, Marina duket se po shijon në maksimum ditët e verës, ndërsa fotografitë nga bregdeti kanë shtuar vëmendjen ndaj postimeve të saj.

