Lajme Zone
Mamdani alarmon Trump: Netanyahun mund ta arrestojmë gjatë vizitës në OKB
BotëPamfleti
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Mamdani alarmon Trump: Netanyahun mund ta arrestojmë gjatë vizitës në OKB

Në një intervistë për The New York Times Magazine, Mamdani tha se çështja është në diskutim me departamentin juridik të bashkisë, por shmangu përsëritjen e premtimit të mëparshëm se do të urdhëronte arrestimin e Netanyahut.

Zohran Mamdani Zohran Mamdani ka deklaruar se administrata e tij po analizon mundësitë ligjore për zbatimin e urdhër-arrestit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, ndërsa autoritetet amerikane theksojnë se pengesat ligjore janë të mëdha. Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se administrata e tij po shqyrton në mënyrë aktive nëse autoritetet e qytetit kanë kompetencë ligjore për të arrestuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu nëse ai merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator.

Në një intervistë për The New York Times Magazine, Mamdani tha se çështja është në diskutim me departamentin juridik të bashkisë, por shmangu përsëritjen e premtimit të mëparshëm se do të urdhëronte arrestimin e Netanyahut.

"Çfarëdo që ligji të më lejojë të bëj në qytetin e Nju Jorkut, këtë do të bëjmë", deklaroi ai, duke ritheksuar mbështetjen për urdhër-arrestin e lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare (GJPN). Mamdani e cilësoi Netanyahun si "kriminel lufte" dhe tha se vendi i tij është "në Hagë".

GJPN-ja lëshoi urdhër-arrest ndaj Benjamin Netanyahut në nëntor 2024 për akuza lidhur me krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës në Gaza. Izraeli i ka mohuar akuzat dhe nuk e njeh juridiksionin e kësaj gjykate.

Megjithatë, çdo përpjekje për zbatimin e këtij urdhri në Nju Jork do të përballej me pengesa të konsiderueshme ligjore. Shtetet e Bashkuara nuk janë palë në Statutin e Romës, traktatin që themeloi GJPN-në, dhe nuk e njohin juridiksionin e saj. Për më tepër, guvernatorja e shtetit të Nju Jorkut, Kathy Hochul, ka deklaruar më herët se kryebashkiaku nuk ka autoritet për të arrestuar Netanyahun.

Në të njëjtën intervistë, Mamdani përsëriti akuzën se Izraeli po kryen "gjenocid" në Gaza, një pretendim që Izraeli e kundërshton. Ai tha gjithashtu se qëndrimet e politikanëve amerikanë ndaj Izraelit janë një faktor i rëndësishëm në vendimet e tij për mbështetje politike.

Kryebashkiaku bëri thirrje që kandidatët demokratë të pranojnë "pasojat e politikës amerikane" në Lindjen e Mesme dhe të mbështesin kufizimin e transferimit të disa armëve amerikane drejt Izraelit.

Mamdani zbuloi gjithashtu se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-nënpresidenten Kamala Harris, e cila sipas raportimeve po shqyrton një kandidim të ri për presidente. Ai nuk bëri të ditur nëse Harris ka pranuar ndryshimet politike që ai kërkon, por e cilësoi kontaktin si një hap të rëndësishëm.zohran mamdani trump Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Rajoni dhe Bota U kap me 55 kg drogë të fshehur në thasë pranë kufirit, arrestohet 68-vjeçari 18 Korrik 2026, 14:0414:04Rajoni dhe Bota Pamje apokaliptike nga Kanadaja, flakët përpijnë gjithçka; tymi përhapet në SHBA 18 Korrik 2026, 11:2211:22Rajoni dhe Bota Trump, jo Irani, është rreziku më i madh për botën 18 Korrik 2026, 11:1511:15Rajoni dhe Bota Armëpushimi drejt kolapsit? Dy skenarët që mund ta zhysin Lindjen e Mesme në luftë 18 Korrik 2026, 10:0310:03Rajoni dhe Bota Alarmi i ekspertëve: Smartfoni dhe rrjetet sociale po krijojnë varësi si kokaina 18 Korrik 2026, 09:4209:42Rajoni dhe Bota Miliona në mure, prona në Dubai dhe para në kripto, si u zbulua rrjeti gjigant i kokainës në Spanjë 18 Korrik 2026, 09:1609:16Rajoni dhe Bota