Sot është shtyrë seanca në GJKKO për dosjen Partizani. Drejtuesi i Departamentit për Mjedisin në PD, Jamarbër Malltezi është shprehur me akuza kundër Ramës në lidhje me çështjen “Partizani”.
Ai ka akuzuar Kryeministrin se po përpiqet t’ia “dhurojë” pronën vëllait të tij, Olsi Ramës. “Një palë hajdutësh do të vjedhë pronat. Po privatizon pa asnjë copë letër tokën e Partizanit dhe po ia jep Olsit. Sot nuk u zhvillua seanca, për arsye që dihen. I fshihen drejtësisë si miu.”, u shpreh Malltezi./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

