Lajme Zone
Mallakastër/ I vuri zjarrin mbeturinave në tokën e tij, 76-vjeçari ndërron jetë gjatë përpjekjes për të shuar flakët
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Mallakastër/ I vuri zjarrin mbeturinave në tokën e tij, 76-vjeçari ndërron jetë gjatë përpjekjes për të shuar flakët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Greshicë të Mallakastrës, ku një i moshuar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Greshicë të Mallakastrës, ku një i moshuar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri. Sipas të dhënave paraprake nga policia, rreth orës 12:00, shtetasi N. C., 76 vjeç, dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij me qëllim djegien e mbeturinave. Mirëpo, flakët i kanë dalë nga kontrolli dhe, në përpjekje e sipër për t’i shuar ato, 76-vjeçari ka ndërruar jetë. Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave si dhe dokumentimin e kësaj ngjarjeje tragjike. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb