.Ora 5 e mëngjesit e gjen çdo ditë në punë 71-vjeçarin Adrian Jahaj. Në stan nuk ka kurrë pushime. Fillimisht mjel tufën, përgatit qumështin për treg dhe më pas nxjerr dhitë në kullotë. Ne e takojmë në kodrat e Aranitasit, bariun mallakastriot. “Ngrihem në orën 5, do t'i mjel, do nisim qumështin për treg, pastaj i lëshojmë në kullotë. Këtu jam gjithë ditën me dhi. Kjo është jeta ime",- thotë Adriani. LEXO EDHE:Blendi Klosi: Protestës i dëgjojmë vetëm kërkesat qytetare! Marrëveshja jonë me shqiptarët integrimi në BE (VIDEO) Adriani nisi të kujdeset për tufën kur ishte 17-vjeç, një zanat i trashëguar nga gjyshi dhe i ati. Sot është 71 vjeç dhe ka 180 krerë. Djemtë janë larguar nga fshati dhe i mban vetëm me bashkëshorten. Është një punë që nuk e lë të shkëputesh për asnjë moment. "Na jep pak lekë shteti për të blerë tagji, por nuk mjafton. Shpenzime kemi plot, mund kemi plot, por ia dalim. Bagëtia të mban lidhur, nuk mund të lëvizësh fare",- shprehet 71-vjeçari. Në Aranitas blegtoria nuk është më ajo që ka qenë. Dikur thuajse çdo familje mbante bagëti. Adriani e sheh çdo ditë boshatisjen e fshatit dhe e di se tradita po shuhet bashkë me brezin e tij. "Në gjithë fshatin jemi vetëm katër blegtorë. Më përpara kishte mbi 500 dhi. Sot nuk bëhen as 300 bagëti në gjithë fshatin",- tregon Adriani. Edhe shitja e prodhimit në treg është bërë më e vështirë. Baxhot që dikur grumbullonin qumështin nuk funksionojnë më. Prandaj ua shet qumështin dhe mishin banorëve të zonës. Siguron të ardhura të mjaftueshme për jetesë. "Qumështin e shes te banorët e zonës. Është 100 lekë litri. Nuk është çmim i mjaftueshëm, por ç'të bëjmë. Shes edhe djathin, edhe kecat. Është punë e mundimshme, por diçka del sa për të jetuar:,- rrëfen 71-vjeçari. Adriani nuk ankohet për lodhjen. Keqardhjen më të madhe e ka për faktin se askush nuk do ta vazhdojë rrugën që ai trashëgoi nga të parët. "Zilja ku ka rënë, bie. E ka tundur gjyshi, e tund unë sot. Pas meje nuk ka kush t'i mbajë. Kjo është drejt shuarjes. Vëllai im vdiq para disa vitesh dhe zilja mbeti varur, s'ka kush e tund më",- shprehet Adriani. Bashkë me largimin e të rinjve, po humbet edhe blegtoria që për dekada ka qenë pjesë e identitetit të Aranitasit në Mallakastër. K.M/E.H/Shqiptarja.com TAG: Adrian Jahaj mallakaster bariu Komento Komente Sondazhi i ditës:
24 Korrik, 13:38
Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri? Po 64.6% Jo 28.9% Nuk e di 6.4% Vota total: 1884 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 24 Korrik, 13:38 Epoka e re e kërkesave, mendoni se reagimi i Ramës për protestat është i duhuri?
