Lajme Zone
Mali Mokna dhe Liqeni i Ujmanit drejt shpalljes zona të mbrojtura
Të tjeraTelegrafi

Mali Mokna dhe Liqeni i Ujmanit drejt shpalljes zona të mbrojtura

Ministria e Mjedisit ka pranuar zyrtarisht Studimin për vlerat natyrore të Malit Mokna dhe Liqenit të Ujmanit, i cili do të shërbejë si bazë për procedurat e mëtejshme drejt shpalljes së këtyre dy zonave si zona të mbrojtura.

Ministria e Mjedisit ka pranuar zyrtarisht Studimin për vlerat natyrore të Malit Mokna dhe Liqenit të Ujmanit, i cili do të shërbejë si bazë për procedurat e mëtejshme drejt shpalljes së këtyre dy zonave si zona të mbrojtura.Lajmin e ka bërë të ditur ministrja Fitore Pacolli, e cila ka thënë se studimi dokumenton biodiversitetin e këtyre zonave dhe potencialin e tyre turistik. Sipas Pacollit, pas pranimit të studimit, ministria do të nisë procedurat për ta dërguar nismën për votim përfundimtar në Kuvendin e Kosovës.Ajo ka theksuar se shpallja e Malit Mokna dhe Liqenit të Ujmanit si zona të mbrojtura do të ndikojë në rritjen e sipërfaqes së territorit të mbrojtur të Kosovës nga 11 për qind në 12.4 për qind.Pacolli e ka cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm për mbrojtjen e pasurive natyrore dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.“Sot në Istog pranova zyrtarisht Studimin për vlerat natyrore të Malit Mokna dhe Liqenit të Ujmanit. Ky dokument thelbësor shkencor vërteton biodiversitetin e jashtëzakonshëm dhe potencialin e madh turistik të këtyre zonave, duke na dhënë një udhërrëfyes të qartë për zhvillim të qëndrueshëm”, ka shkruar ajo.Ministrja ka shtuar se institucionet do të angazhohen për mbrojtjen e këtyre pasurive natyrore.