Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Malin e Zi, ku tre persona janë vrarë me arme zjarri në një poligon qitje. Sipas mediave të huaja, viktimat janë 24-vjeçari Petr Globareviq nga Podgorica, 67-vjeçari Momir Radonjiq nga Danilovgrad dhe 20-vjeçari Nemanja Kapor nga Podgorica, të cilët ishin të punësuar në poligonin e qitjes "Češka zbrojevka" afër Danilovgradit. LEXO edhe...'Jo'-ja e Islandës ndaj negociatave me BE-në avantazh për Shqipërinë? Analiza: Brukseli mund të përshpejtojë zgjerimin e BE-së me Tiranën dhe Podgoricën Ndërkohë Policia ka shpallur në kërkim një shtetas rus, 30-vjeçarin Mihail Shabunin, si autor të dyshuar të ngjarjes së rëndë. Dyshohet se ai u arratis me një automjet Seat Cordoba pas kryerjes së vrasjeve në poligonin e qitjes. Automjeti është në pronësi të babait të njërit prej të vrarëve. "Ne i ftojmë qytetarët që, nëse kanë informacion në lidhje me një të dyshuar ose nëse e vënë re personin e lartpërmendur, ose nëse kanë informacion në lidhje me vendndodhjen dhe lëvizjet e këtij personi, ta raportojnë atë në Drejtorinë e Policisë në numrin pa pagesë të policisë 122, përmes aplikacionit Policia e Malit të Zi (Stacioni Virtual i Policisë) ose në çdo mënyrë tjetër. Informacioni në lidhje me personin mund t'i jepet policisë edhe në mënyrë anonime. Ne u kërkojmë qytetarëve të ndihmojnë në gjetjen e këtij personi, duke vënë në dukje se çdo fshehje e informacionit në lidhje me personin e kërkuar është vepër penale", njoftoi Drejtoria e Policisë. Departamenti i policisë i paralajmëroi qytetarët të qëndrojnë në shtëpitë e tyre ndërsa kërkojnë autorin e dyshuar të armatosur të vrasjes së trefishtë. R.Xh/ReportTv.al Mihail Shabunin poligon Nemanja Kapor Momir Radonjiq Petr Globareviq vrasje mali i zi Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 30.9% Drejtësia 65.7% Nuk e di 3.4% Vota total: 2193 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?
