Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Malet po digjen për t’i mbushur me panele diellore dhe resorte”, Kola: Ata që i djegin janë të njëjtët që kanë bërë këtë shpopullim


Nga foltorja e protestës përpara godinës së Kryeministrisë, aktivisti Arben Kola ka bërë një denoncim të fortë lidhur me zjarret e fundit që përfshinë zonat malore të Pukës dhe Fushë-Arrëzit, duke akuzuar autoritetet se pas djegieve fshihen interesa financiare dhe oligarkike.

Nga foltorja e protestës përpara godinës së Kryeministrisë, aktivisti Arben Kola ka bërë një denoncim të fortë lidhur me zjarret e fundit që përfshinë zonat malore të Pukës dhe Fushë-Arrëzit, duke akuzuar autoritetet se pas djegieve fshihen interesa financiare dhe oligarkike. Gjatë fjalës së tij, Kola pretendoi se më pak se pesë ditë nga rënia e zjarreve në male, pushteti lokal ka hapur procedurat për shfrytëzimin e atyre sipërfaqeve për energji të rinovueshme. “Bashkia e Pukës, pa pikë turpi, në më pak se 5 ditë nga djegia e maleve të Pukës dhe Fushë-Arrëzit, shpalli një konkurs për vendosjen e paneleve diellore në kodra e male, si edhe për helikat e erës për prodhimin e energjisë elektrike. Ja pse po i djegin malet, për t’i mbushur me panele diellore për llogari të mafias politike anti-shqiptare,” u shpreh ai nga foltorja. Aktivisti shtoi se sipërfaqet e djegura po synohen edhe për projekte ndërtimi, ndërsa e lidhi këtë situatë me fenomenin e shpopullimit të zonave malore. “Po i djegin për të ndërtuar vila e resorte që nuk duan të banohen nga shqiptarët. Ata që po djegin malet janë të njëjtët që kanë bërë këtë shpopullim, ndaj duhet të jemi në shesh çdo ditë për t’i thënë ‘jo’ kësaj qeverie dhe për t’i thënë ‘shporru’!” – përfi Kola. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb