Lajme Zone
Malen me të kuq dhe Como-Roma pa fitues, ndeshja e parë 0-0 këtë sezon në Seria! Milan ndalet nga Sassuolo (VIDEO)
SportReport TV

Malen me të kuq dhe Como-Roma pa fitues, ndeshja e parë 0-0 këtë sezon në Seria! Milan ndalet nga Sassuolo (VIDEO)

Como dhe Roma kanë ndarë pikët në supersfidën e javës në Seria A.

Supersfida e javës së 6 të Seria A mes Como-s dhe Romës është ndeshja ndeshja e parë për këtë sezon në kampionatin italian që mbyllet pa gola. Në Como 90 minutat u mbyllën me shifrat 0-0 edhe pse verdhekuqtë e Gasperinit mbetën për shumë kohë në pjesën e dytë me 10 lojtarë, pasi Malen i cili është shpesh në listën e shënuesve, u ndëshkua me karton të kuq. Gjithsesi për Romën pika e fituar është pozitive, duke iu referuar asaj që ndodhi në fushë, ndërsa nga ky rezultat përfiton më së shumti Interi. Zikaltërit të cilët fituan të shtunën 3-0 kundër Parmës tani janë 2 pikë më shumë se Roma, me të cilën ndanin kreun e kampionatit. LEXO edhe...Barcelona nuk fal, blindon kreun e La Liga! Interi triumfon pa telashe ndaj Parmas Ndërkohë për Como-n barazimi me Romën vjen pas disfatës me Frosinone-n, duke bërë që të renditet me 5 pikë më pak se Interi kryesues, teksa bashkë me verdhkuqtë konsiderohen si rivalë të mundshëm të zikaltërve këtë sezon për titullin kampion. Hap fals edhe për Milanin, që në transfertën e Sassuolo-s nuk shkon më shumë se rezultati 1-1. ‘Djalli’ nuk arrin të përfitojë nga ndalesa e Como-s dhe Roma-s, ndërsa në fund këta mund të rezultojnë pikë të rëndësishme në luftën për të siguruar një vend në Champions League, që është edhe objektivi kryesor i Milanit për këtë sezon. Share Ora 21:59 Milan ndalet në transfertën e Sassuolo-s, goli i Rabiot s’mjafton (VIDEO) Hap fals edhe për Milanin, që në transfertën e Sassuolo-s nuk shkon më shumë se rezultati 1-1. Të besuarit e Amorim pas pjesës së parë pa gola në të dytën morën avantazhin me Rabiot. Gjithsesi epërsia falë francezit zgjati fare pak, pasi në harkun e 5 minutave vendasit arritën të barazonit.Me këtë rezultat ‘djalli nuk arrin të përfitojë nga ndalesa e Como-s dhe Roma-s, ndërsa në fund këta mund të rezultojnë pikë të rëndësishme në luftën për të siguruar një vend në Champions League, që është edhe objektivi kryesor i Milanit për këtë sezon. Share Ne.k./ReportTv.al Seria A Donyell Malen Inter como roma Komento Komente Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki? Po 59.2% Jo 34.4% Nuk e di 6.3% Vota total: 6041 Sondazhi i ditës: PS miraton me 85 vota Territorialen, a jeni dakord me ndarjen e vendit në 46 bashki?