Federata Italiane e Futbollit (FIGC) ka vendosur të tërheqë mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për zgjedhjet për presidencën e FIFA-s, të parashikuara të zhvillohen në mars të vitit 2027. Sipas asaj që bëhet e ditur nga Federata Italiane e Futbollit, ky vendim synon të shprehë në mënyrë të qartë dhe transparente qëndrimin e FIGC-së, në përputhje të plotë me UEFA-n dhe presidentin e saj, Aleksander Ceferin, lidhur me nismat e fundit të ndërmarra nga presidenti i FIFA-s në fushën e qeverisjes dhe zhvillimit të kompeticioneve ndërkombëtare. LEXO edhe...Kenan Yildiz do t’i nënshtrohet operacionit në këmbë, Juventusi nuk do ta ketë të gatshëm për tre muaj “Do të vazhdojmë të punojmë së bashku me UEFA-n dhe federatat e tjera evropiane për të promovuar një model futbolli të bazuar te merita, solidariteti, qëndrueshmëria dhe roli qendror i tifozëve”, deklaroi presidenti i federatës, Giovanni Malago. “Ne besojmë në një model dialogu, dëgjimi dhe përgjegjësie të përbashkët, i cili deri tani i ka mundësuar futbollit të rritet, të inovojë dhe në të njëjtën kohë, të mbrojë parimet e tij themelore.” Vetëm sot, Infantino kishte marrë mbështetjen e Zanettit, Cambiassos dhe Pastores, përmes një letre të publikuar në rrjetet sociale nga zëvendëspresidenti i Interit. Ndërkohë, disa ditë më parë, disa legjenda të FIFA-s, mes tyre Veron, Pires dhe Silvestre, kishin bërë thirrje për një ndryshim në drejtimin e FIFA-s. Në të njëjtën kohë, UEFA thuhet se po shqyrton mundësinë e heqjes së bojkotit ndaj presidentit të FIFA-s, pasi ka marrë garanci se plani për përfshirjen e kapitalit privat në kompeticionet e FIFA-s nuk do të paraqitet më. S.Dh/ReportTv.al figc FIFA uefa Gianni Infantino Aleksandër Ceferin Giovanni Malago itali Komento Komente Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama? Mirë 52.6% Keq 34.3% Nuk e di 13% Vota total: 2164 Sondazhi i ditës: Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?

