Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi / Më 31 korrik, ministri i Mbrojtjes firmosi 3 urdhra duke i deleguar të gjitha kompetencat për pronat e ushtrisë, industrinë ushtarake dhe arsimin ushtarak; pikërisht 2 ditë para tenderit për 3 avionë zjarrfikës 15 milionë euro dhe 1 ditë para paralajmërimit të kallëzimit penal nga opozita për aferën e kompanisë spanjolle 'Air Tractor', e përjashtuar nga tenderët në BE... Pas 5 muajve guxim për të firmosur kontrata e marrëveshje tregtare miliona euro dhe dhurimie të pasurive të ushtrisë, Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka gjetur zgjidhjen për të evituar përballjen me SPAK-un.
Nuk dihet nëse është frikësuar apo është këshilluar për të mos firmosur pazaret që bën Edi Rama, por ministri Nufi ka vendosur të shmangë përgjegjësinë shkresore, ligjore e penale, duke ua ngarkuar vartësve firmosjen e çdo pazari ekonomiko-financiar në Ministrinë e Mbrojtjes.
Më 31 korrik 2026, vetëm 2 ditë para zhvillimit të tenderit për blerjen e 3 avionëve zjarrfikës me vlerë 15 milionë euro, Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, ka deleguar te 3 zëvendësministrat të gjitha kompetencat e tij në miratimin dhe nënshkrimin e kontratave e marrëveshjeve. Me Urdhër Nr. 1593, datë 31 korrik 2026, ministri Nufi i ka kaluar zëvendësministrit Enkelejd Joti ushtrimin e kompetencave për administrimin dhe zhvillimin e pronave të paluajtshme të mbrojtjes, sektorin e emergjencave civile, sektorin e mjekësisë ushtarake, nënshkrimin e marrëveshjeve ndërkombëtare e ato me privatët, mbikëqyrjen e performancës së tyre, çdo procedurë dhe aktet shkresore të sektorëve që i delegohen.
Me Urdhër Nr. 1594, datë 31 korrik 2026, ministri Nufi i ka kaluar Zv/Ministres Blerina Abrazhda kompetencat e plota në zhvillimin e industrisë ushtarake, procesin e modernizimit me kapacitete të avancuara, koordinimin me institucionet e varësisë dhe privatët.
Zv/Ministrja Blerina Abrazhda, qysh prej datës 31 korrik, ka filluar bashkëpunimin me agjencitë autonome, drejtoritë dhe marrëdhëniet me subjektet private, për hartimin, koordinimin dhe zbatimin e politikave dhe procedurave për zhvillimin e industrisë ushtarake.
Me Urdhër Nr. 1595, datë 31 korrik 2026, ministri Nufi i ka kaluar Zv/Ministres Pranvera Skana ushtrimin e kompetencave të plota për sektorin e arsimit ushtarak, bashkëpunimin civilo-ushtarak, negocimet, inovacionin, teknologjinë, mbrojtjen civile dhe gjithë marrëveshjet dhe veprimet administrative e ekonomiko-financiare që lidhen me këta sektorë të ushtrisë.
Këto 3 urdhra kalimi kompetencash, Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, i ka firmosur më 31 korrik 2026 dhe kanë hyrë në fuqi e ka nisur zbatimi në këtë datë nga 3 Zv/Ministrat, që kanë marrë kompetencat e ministrit.
Por urdhërat i ka publikuar në Fletoren Zyrtare të datës 7 gusht, 1 ditë pasi opozita denoncoi dhe paralajmëroi kallëzim penal ndaj ministrit Ermal Nufi, për aferën e blerjes së 3 avionëve zjarrfikës nga kompania spanjolle "Air Tractor Europe S.L.", e përjashtuar nga tenderët dhe me procese gjyqësore në disa vende të BE-së për manipulime dhe korrupsion me kontratat.
Nëse SPAK fillon hetimin edhe kryesisht pa kallëzim për këtë aferë e të tjerat që ka firmosur Ermal Nufi gjatë 5 muajve në detyrën e ministrit, ai do të vihet përballë përgjegjësisë penale.
Siç duket, Nufi e ka kuptuar vetë, ose ia kanë sqaruar se po përdoret nga kryeministri Edi Rama për të firmosur pazaret ekonomike, financiare e pasurore, prandaj ua ka ngarkuar kompetencat dhe firmosjet 3 Zv/ministrave./Pamfletiermal nufi transferon kompetencat enkelejd joti pranvera skana blerina abrazhda Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia 'Ndrangheta’ feston 10 vjetorin e koncesionit të pastrimit të Tiranës: libër propagandistik me 10 mijë kopje, ndërsa SPAK hesht 8 Gusht 2026, 20:1620:16Anti-Mafia Arrestimi i Beqirit në Francë fut në panik Ergys Agasin: Bisedat në celular rrezikojnë të groposin koordinatorin 8 Gusht 2026, 13:2813:28Anti-Mafia Eni Vasili shpërblen të besuarit e saj; “Taskë Forcë” me 17 punonjës, ndërkohë që kërkon dyfishimin e taksës për TVSH-në 7 Gusht 2026, 13:5313:53Anti-Mafia Endri Haxhiu, 'zari' i Blendi Gonxhes ka ndërhyrë në 114 monumente kulturore dhe ka firmosur 171 ndërtime në zona arkeologjike, në Shkodër e gjithë Shqipërinë 6 Gusht 2026, 19:0619:06Anti-Mafia Aventurat e pazareve të Edi Ramës: Bechetti, 130 milionë Euro për “TV-Agon”; Behgjet Pacolli kërkon 700 milionë Euro për aeroportin e Vlorës. Po Ron Yeffet?! 6 Gusht 2026, 18:0618:06Anti-Mafia Alban Mësonjësi, nga 'Panama Papers' i Parajsave Fiskale në Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë 5 Gusht 2026, 13:5613:56Anti-Mafia

