Maks Haxhia Rregullorja e re e kreut të GJKKO-së, Erjon Bani, ka ndezur propagandën mediatike të pushtetit duke thënë se është një censurë apo një bllokim për mediat.
Në fakt, ky është një debat midis gazetarëve dhe Gjykatës: a duhet të kenë celularë brenda në seancë për të filmuar, për të raportuar apo thjesht duhet të bëjnë disa plane në fillim dhe më pas të largohen, apo siç ndodh në gjyqet në SHBA që gazetarët e ndjekin seancën pa telefona dhe në fund del një vizatim.
Ky është një debat ku gazetarët kanë pretendimet e tyre, Gjykata ka të sajat duke theksuar se janë marrë shembujt e Bashkimit Europian. Erjon Bani, përballë këllirave mediatike/ Një sqarim për opinionin publik 5 Gusht, 12:38 Nga ana tjetër hyn në lojë Dhoma e Avokatisë, e drejtuar nga Maks Haxhia, e cila bëhet gati për bojkot.
Çfarë pune kanë avokatët që të bëjnë bojkot për çështjen e gazetarëve?
A thua po i "digjet" barku Maks Haxhisë për gazetarët, i cili në fakt, siç mund ta lexoni në shkrimin këtu, ka pasur një sjellje prej rrugaçi me stafin e CNA-së, me sharje, me fyerje. Maksi dhe të tijtë mediat i konsiderojnë sikur janë hiç më shumë se sa letër higjienike. Dhe tani iu "dogj" barku Maksit për gazetarët.
Në fakt Maksit i "digjet" barku për një gjë tjetër.
Duke mbledhur avokatët më 8 shtator, ai bën një veprim: shtyn gjyqet, seancat për Erion Veliajn. Ka një seancë në datën 10 dhe seancën në datën 15 në Gjykatën e Lartë.
Bojkotet e Maks Haxhisë janë thjesht dhe vetëm një strategji për të shtyrë gjyqet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Bojkoti i avokatëve/ Maks Haxhia bën “kaçakun” për të anuluar seancat e Veliajt
21 Tetor, 12:50 Maks Haxhia është përdorur edhe në raste të tjera për shtyrjen e këtyre seancave dhe është pjesë e asaj strategjie së bashku me Plarent Ndrecën, të pandehurin e SPAK-ut. Ky i fundit avokat, nën hetim për vepra të rënda penale dhe mban akoma e ushtron detyrën sepse Maks Haxhia kërkon ta ketë aty, për të mos shkuar më tej te fakti që Haxhia mbron bashkëshorten e kryebashkiakut Ajola Xoxën dhe Plarent Ndreca, Erion Veliajn.
Kjo është strategjia, ky është halli i Maks Haxhisë. Nuk ka hall mediat dhe gazetarët, ka hallin e zdromsit që duke bojkotuar, kërkon që të shtyjë seancat gjyqësore. Asgjë më shumë sesa kaq./ CNA Gjuha fyese e Maks Haxhisë ndaj stafit të CNA/ Reagon Unioni i Gazetarëve 2 Nëntor, 13:54 Çmendet Maks Haxhia, gjuhë rrugeçësh dhe fyerje ndaj gazetarëve
30 Tetor, 19:30 Bojkoti i avokatëve/ Maks Haxhia bën “kaçakun” për të anuluar seancat e Veliajt
21 Tetor, 12:50 “Lajthit” Maks Haxhia: Do vazhdojmë bojkotin
20 Tetor, 22:01 Maks Haxhia flet me gjuhën e dy mashtruesve publikë, kundër prokurorëve dhe gjyqtarëve
20 Tetor, 21:46 Maks Haxhia si Mero Baze, në sulm ndaj drejtësisë/ Kërcënon publikisht
20 Tetor, 21:17 Drejtësia e Maks Haxhisë dhe Mero Bazes
20 Tetor, 09:22 Lajme ekskluzive nga CNA
Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.

