Lajme Zone
Makineria e "fake news"-eve, alarm për protestën
PolitikëCNA

Makineria e "fake news"-eve, alarm për protestën

Drejtori i Departamentit për Sigurinë Publike në Policinë ...

Prej disa ditësh qarkullojnë lajme që në protestë janë angazhuar policë të huaj.

Ky është një mashtrim, një "fake news". Nuk ka asnjë polic të huaj të ardhur në Shqipëri dhe aq më pak të jetë i angazhuar në protestë. Këto janë lajme të paverifikuara.

Gjithashtu "fake news" janë edhe lajmet ku thuhet se ka civilë mes protestës që flasin gjuhë të huaj. Edhe ky është një mashtrim.

Më herët raportuam një tjetër mashtrim që po qarkullonte rëndom në rrjetet sociale ku thuhej se po vijnë avionët nga jashtë dhe po sjellin rekrutë. Një mashtrim me fluturimet nga Izraeli

16 Tetor, 12:39 Të gjitha këto janë "fake news", mashtrime të krijuara nga qarqe dhe agjenci të caktuara me një qëllim destabilizimin e mëtejshëm të vendit.

Të rinjtë janë në protestën e tyre legjitime, por lajme të tilla thjesht dhe vetëm nxisin konflikt me policinë me qëllime të caktuara dashakeqëse për të destabilizuar vendin.

Të rinjtë po protestojnë, janë në të drejtën e tyre, por të tilla lajme thjesht dhe vetëm kanë synim destabilizimin e Shqipërisë./ CNA Lajme ekskluzive nga CNA

Doni te informoheni te paret per lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tone ne Facebook duke klikuar ketu.