Lajme Zone
Makina përplasi këmbësorin, ndërron jetë 18-vjeçari në Bulgarec
Të tjeraBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 4 burime — Krahaso mbulimin →

Makina përplasi këmbësorin, ndërron jetë 18-vjeçari në Bulgarec

Ka ndërruar jetë 18-vjeçari, që u përplas nga makina këtë mbrëmje në Bulgarec të Korçës.

Ka ndërruar jetë 18-vjeçari, që u përplas nga makina këtë mbrëmje në Bulgarec të Korçës. Ai fillimisht u plagos nga aksidenti, por se tashmë ka ndërruar jetë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë Korçë/ Informacion paraprak Rreth orës 19:45, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në afërsi të fshatit Bulgarec, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin L. S., ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin F. M., rreth 18 vjeç, i cili ndërroi jetë në spital.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: 18-vjec makina perplas