Një aksident rrugor në Brazil ka prodhuar një nga ato pamje që duken të pabesueshme në shikim të parë.
Në videon e kapur nga kamerat e sigurisë, një automjet përplaset në rrugë dhe humbet kontrollin, duke dalë nga trajektorja e tij. Por ajo që ndodh në sekondat pas përplasjes është ajo që ka tërhequr vëmendjen e rrjetit.
Makina vijon lëvizjen drejt një hapësire parkimi dhe përfn e pozicionuar mes dy automjeteve të tjera, pa i prekur ato.
Një seri rrethanash tërësisht të rastësishme bënë që automjeti, pas aksidentit, të përfnte në një hapësirë ku dukej sikur ishte futur me një manovër të planifikuar.
Pamjet janë bërë virale në rrjet, ndërsa mënyra se si makina përfn mes dy automjeteve të parkuara ka lënë të habitur përdoruesit. View this post on Instagram A post shared by JOQ Albania (@joqalbania)

