Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në zonën e Sofrës së Ariut, ku një makinë elektrike është përplasur me autobusin e Saukut.
Nga informacionet paraprake mësohet se automjeti është përplasur me autobusin dhe, pas goditjes, është ngjitur pas tij, duke shkaktuar dëme materiale.
Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar apo viktima.
Nuk dihen ende rrethanat e plota të përplasjes dhe shkaku që çoi në aksident. Pritet që të dhëna më të detajuara të bëhen të ditura në vijim.

