Makarona furre me perime dhe beshamel Përbërësit: LEXO edhe...Birjam me qumësht e oriz nga zonja Albana 500 gr rigatoni2 kunguj të njomë4 lugë gjelle gjalpë500 gr peshk pa hala1 filxhan brokoli1½ filxhan salcë beshamel¼ filxhan majdanoz i grirë200 gr parmixhano i grirë200 gr mocarela e grirëKripë, piperPërgatitja: Kriposni fetat e kungullit dhe lërini të kullojnë për rreth 20 minuta. Shpëlajini dhe thajini mirë. Në një tigan shkrini gjysmën e gjalpit dhe skuqni lehtë copat e peshkut derisa të marrin ngjyrë. Shtoni brokolin dhe majdanozin, përziejini dhe hiqini nga zjarri. Përgatitni salcën beshamel dhe përzieni në të gjysmën e parmixhanos. Zieni rigatonit në ujë me kripë derisa të jenë al dente. Kullojini. Përziejini makaronat me beshamelin, përzierjen e peshkut dhe gjysmën e djathërave. Vendoseni masën në një tavë, sipër hidhni pjesën tjetër të parmixhanos dhe mocarelës, pak piper të sapobluar dhe copëzat e gjalpit të mbetur. Piqeni në 200°C për 35 minuta, derisa sipërfaqja të marrë ngjyrë të artë. Shërbehet menjëherë, e nxehtë. MC/ReportTv.al zonjaalbana makarona furre me perime dhe beshamel receta te shpejta shije Komento Komente Sondazhi i ditës: Sipas jush, protesta te Kuvendi a ka qenë e dhunshme nga ana e protestuesve? Po 71.1% Jo 25.3% Nuk e di 3.6% Vota total: 11594 Sondazhi i ditës: Sipas jush, protesta te Kuvendi a ka qenë e dhunshme nga ana e protestuesve?
