Lajme Zone
Majko i shqetësuar në Asamble: SPAK ka 1000 orë filmime erotike, të ikë kush del! Rama i kujton foton nudo para zgjedhjeve të 2007-s: Vetëm ti e Aneta u shqetësuat, mora më shumë vota
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 5 burime — Krahaso mbulimin →

Majko i shqetësuar në Asamble: SPAK ka 1000 orë filmime erotike, të ikë kush del! Rama i kujton foton nudo para zgjedhjeve të 2007-s: Vetëm ti e Aneta u shqetësuat, mora më shumë vota

Ish-kryeministri i është referuar rreth 1000 videove erotike që përfliten se ndodhen në duart e Ergys Agasit, biznesmenit të akuzuar për dosjen ‘AKSHI’, në të cilat aludohen të përfshihen edhe emra brenda familjes socialiste. Ai ka kërkuar distancimin e tyre, por Rama ka sjellë si argument publikimin para zgjedhjeve lokale të vitit 2007 të fotove të tij nudo.

Një diskutim ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste midis Edi Ramës dhe Pandeli Majkos. Ish-kryeministri i është referuar rreth 1000 orëve video erotike që përfliten se ndodhen në duart e Ergys Agasit, biznesmenit të akuzuar për dosjen ‘AKSHI’, në të cilat aludohen të përfshihen edhe emra brenda familjes socialiste. Ai ka kërkuar distancimin e tyre dhe largimin nga funksionet që mbajnë nëse janë të përfshirë në video, në kuadër edhe të zgjedhjeve vendore që janë vetëm pak muaj larg. “Se qarkullojnë edhe nja 1000 video intime, ku janë të përfshirë edhe persona këtu. Kush është i përfshirë të largohet”, mësohet se ka thënë Majko. LEXO EDHE:Qëlluan me vezë e sende të forta eskortën e kryeministrit Rama, pranga 2 aktivistëve në Durrës, 9 nën hetim (EMRAT +VIDEO) Por reagimi më i çuditshëm erdhi nga kryeministri Edi Rama, i cili përdori si argument fotot e tij nudo, të publikuara si armë zgjedhore nga ana e Partisë Demokratike para zgjedhjeve të vitit 2007 kur atëherë kryetari i PS-së në opozitë kandidonte për kryebashkiak të Tiranës. ës. “Pa merak Pandi se kur më dolën mua nudot, vetëm ti dhe mamaja ime u shqetësuat, por vetëm u rritëm në sondazhe e vota” , ia ka kthyer kryesocialisti. Nga Asambleja e Partisë Socialiste të shtunën janë raportuar tensione në diskutimet pa kamera, me Erion Veliajn që u shkarkua nga pozicioni i drejtuesit politik të partisë në kryeqytet dhe Elisa Spiropali e Plarent Ndreca të larguar nga të gjitha forumet. P.J / K.T. A.E Shqiptarja.com TAG: asambleja e PS PS pandeli majko edi rama Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.3 / 5 (7 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Shqipja: 15/11/2026 13:55 Perfundimisht ketyre u ka plasur cipa . Përgjigju Mihal: 15/11/2026 13:51 per te gjith ATA qe jan te shqetesuar se kush do e zevendesoje Ramen, perpara jush Ai Pandi Majko. ka zevendesuar cdo kryeminister socialist sa here ja kan kerkuar ambasadat. rames ja kan pre letrat sepse neper filmime shfaqet dhe vete ai, ndaj behuni gati per qeverine Majko3. maxhoranca nuk zhbehet dhe i hapet rruge nje qeverie qe do case j vendin ne BE Përgjigju Udi: 15/11/2026 13:49 Me ket hund qe ka pandeli jevgu sle gje pa nuhat Përgjigju Sondazhi i ditës:

14 Nëntor, 14:59

Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni? Të drejtë 62.2% Të gabuar 27.8% Nuk e di 10% Vota total: 3218 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 14 Nëntor, 14:59 Rama shkarkon Veliaj nga drejtimi i PS-së së Tiranës, si e vlerësoni?