Lajme Zone
Maduro publikon fotot e para nga qelia në Nju Jork: Jemi të palëkundur, Venezuela do të rilindë
PolitikëReport TV
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

Maduro publikon fotot e para nga qelia në Nju Jork: Jemi të palëkundur, Venezuela do të rilindë

Nicolas Maduro ka publikuar foto nga Nju Jorku, ku mbahet i arrestuar që prej 3 janarit pas operacionit amerikan në Venezuelë. Ish-presidenti shfaqet i buzëqeshur duke bërë shenjën e fitores me dy gishta.

Nicolas Maduro ka publikuar në rrjetet sociale disa fotografi të tij të realizuara në muajin qershor në Nju Jork, ku ndodhet i arrestuar që prej 3 janarit. Në fotot e publikuara në profilin e tij në X, ish-presidenti i Venezuelës shfaqet i veshur me një kostum sportiv gri, i buzëqeshur dhe duke bërë me gishta shenjën e fitores para kamerës. Maduro i cilëson fotografitë një “dhuratë të vogël dashurie dhe shprese” për “nipërit dhe mbesat, për të gjithë fëmijët dhe për të gjithë njerëzit e mirë që më duan”. LEXO edhe...Rusia: SHBA e sheh Evropën si një fushë betejë të mundshme bërthamore “Dua ta dini se jemi të palëkundur, me zemrat të mbushura me dashurinë tuaj, atë dashuri që arrin deri tek ne duke u shndërruar në lutje, në veprim të vazhdueshëm, në solidaritet dhe në mbështetje të vërtetë. Faleminderit pafund për çdo fjalë, për çdo gjest, për çdo bekim”, shkruan Maduro krahas njërës prej fotografive. Nicolas MaduroMë tej, ish-presidenti u kërkon ndjekësve të tij ta presin “këtë dhuratë të vogël me gëzim dhe shpresë”. “Cilia dhe unë ju përqafojmë përgjithmonë, me shpirtin të drejtuar nga ju dhe me besimin te Zoti të paprekur”, shton Maduro, duke iu referuar bashkëshortes së tij, Cilia Flores. Në fund të mesazhit, Maduro citon apostullin Pal: “Por në të gjitha këto ne korrim një fitore të jashtëzakonshme, falë Atij që na deshi” (Romakëve 8:37). “Do të vazhdojmë të jemi të fortë, të qetë dhe plot besim: Zoti është me ne. Zoti do të kujdeset për ne. Venezuela do të rilindë”, përfn Maduro. Maduro u kap më 3 janar, gjatë një operacioni ushtarak amerikan në Venezuelë dhe u dërgua në Shtetet e Bashkuara. Nicolas Maduro SI.E./ReportTv.al venezuele SHBA Nicolas Maduro Komento Komente Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë? Politika 31.9% Drejtësia 65.2% Nuk e di 2.8% Vota total: 846 Sondazhi i ditës: Bashkia e Tiranës pa drejtues në zyrë, kush e ka përgjegjësinë?