Lajme Zone
Madhësia e barkut tregon më shumë për rrezikun e zemrës sesa BMI-ja
EkonomiSyri

Madhësia e barkut tregon më shumë për rrezikun e zemrës sesa BMI-ja

Ndërsa mosha e mesme sjell shtim në peshë, shumë njerëz përballen me zhgënjimin dhe parehatinë e pamundësisë për të kop­situr pantallonat e tyre të preferuara ose për të parë një bluzë që nuk bie më aq drejt sa në të njëzetat e tyre kur ishin në formë dhe në të tridhjetat kur ishin më tërheqës.

Ndërsa mosha e mesme sjell shtim në peshë, shumë njerëz përballen me zhgënjimin dhe parehatinë e pamundësisë për të kop­situr pantallonat e tyre të preferuara ose për të parë një bluzë që nuk bie më aq drejt sa në të njëzetat e tyre kur ishin në formë dhe në të tridhjetat kur ishin më tërheqës. Por dhjami i tepërt në bark mund të jetë më shumë se thjesht një “gomë rezervë” e padëshiruar: ai ndoshta është gjithashtu një paralajmërim për rritjen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës, nëse hulumtimi më i fundit i publikuar nga American College of Cardiology (ACC) është tregues i saktë.Lexo edhe:Depresioni mund të 'fikë' aftësinë e trurit për të krijuar neurone të rinj Deri tani, indeksi i masës trupore (BMI) - një matës që përdoret për të përcaktuar nëse një person është mbipeshë ose obez është përdorur për të vlerësuar rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Megjithatë, ACC dhe studiuesit me bazë në Johns Hopkins University (JHU) thonë se, në vend të tij, duhet të përdoret perimetri i belit dhe se këta tregues duhet të kenë përparësi ndaj BMI-së në vlerësimin e rrezikut për zemrën. Me fjalë të tjera, dhjamosja, ose grumbullimi i yndyrës në abdomen, është një tregues më i qartë i “rezultateve të pafavorshme të shëndetit kardiovaskular”, tha ekipi. Kjo ndodh sepse BMI-ja nuk e merr siç duhet parasysh yndyrën e barkut, veçanërisht yndyrën viscerale që grumbullohet rreth organeve dhe mund t’u rezistojë edhe regjimeve më të disiplinuara të dietës dhe aktivitetit fizik. Mbështetja vetëm te BMI-ja, e cila llogaritet duke pjesëtuar peshën në kilogramë me gjatësinë në metra në katror, mund të çojë në klasifikim të gabuar të rrezikut kardiovaskular në një gamë të gjerë të rezultateve kardiovaskulare, tha Zeina Dardari e JHU-së. “Ku shpërndahet yndyra ka rëndësi dhe këta matës të thjeshtë duhet të jenë pjesë e vlerësimit rutinë të rrezikut kardiovaskular”, tha Harlan Krumholz, profesor në Shkollën e Mjekësisë të Yale, i cili bëri thirrje që fokusi vetëm te BMI-ja të zgjerohet./DPA News