Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar sot se Franca mbështet miratimin e sanksioneve të reja evropiane ndaj Rusisë, pas sulmit të fundit me dron në Leipzig, për të cilin autoritetet gjermane kanë akuzuar Moskën. Përmes një postimi në platformën X, Macron theksoi nevojën për unitet evropian në mbështetje të Ukrainës. “Duhet të jemi të bashkuar në mbështetje të Ukrainës. Franca do të vazhdojë të luajë plotësisht rolin e saj”, shkroi presidenti francez. Macron shprehu gjithashtu “solidaritetin e plotë me Gjermaninë”, pasi autoritetet gjermane akuzuan Rusinë për dërgimin e një droni të mbushur me eksploziv në aeroportin e Leipzigut në fillim të gushtit. “Këto sulme hibride po shtohen në Evropë. Ato nuk mund të mbeten pa përgjigje”, deklaroi Macron. Incidenti ka shkaktuar shqetësim të shtuar në Gjermani dhe në NATO, pasi aeroporti i Leipzigut lidhet me një infrastrukturë me rëndësi strategjike për operacionet ushtarake gjermane dhe të Aleancës.
Në kuadër të kundërmasave të mundshme, Berlini pritet të propozojë përfshirjen e individëve të tjerë me shtetësi ruse në listat evropiane të sanksioneve. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

