Në Lurë hapja e korridoreve ka penguar përparimin e flakëve drejt banesave. Megjithkëtë kjo mbetët vatra e zjarrit më problematike në të gjithë vendin. Për shuarjen e saj të shtunën zjarrfikësit po mbështeten nga 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe 2 avionë air tractor.
Në Krujë ndërhyrja nga ajri dhe toka ka arritur të normalizoi situatën në tre zonat e cilësuara më shqetësuese. Në Abaze ku flakët u riaktivizuan pasditen e të premtes vatra është izoluar. Ndërsa në Zidoll pranë fshatit Halilaj po punohet për fikjen e plotë të zjarrit. Pranë kurorës së pishave në Bojë dy vatrat e vogla po mbahen në kotroll nga forcat zjarrfikëse.
Operacioni për shuarjen e flakëve po vijon dhe mbi tunelet e Qafë Mollës në Dajt. 2 helikopetër po hedhin ujë nga ajri në vatrën aktive. Ndërsa në priskë Farkë dhe zonën përreth zjarri është vënë në kontroll. Ndërsa në Qafë Helmes , Bulqizë Selishtë nuk raportohet rrezik për banesat ndërkohë po punohet nga toka për izolimin e zjarrit.
Edhe në Lezhë, Elbasan dhe Shkodër forcat zjarrfikëse janë angazhuar për të shuar plotësisht vatrat e mbetura në Lufaj, Dardhë dhe pyjet e Tërbunit.
Nga 35 vatra zjarri të raportuara në 24 orët e fundit ministria e Mbrojtjes thotë se 8 mbeten aktive. Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo! *Fokus*KryesoreAktualitet

