Situata nga zjarret në Lurë vijon të jetë nën monitorim, ndërsa vatrat e zjarrit po shkojnë drejt izolimit. Në terren janë angazhuar rreth 150 forca, të cilat po punojnë për shuarjen dhe izolimin e plotë të vatrave. Në operacion janë përfshirë forcat zjarrfikëse, punonjës të Bashkisë Dibër, Emergjencat Civile, punonjësit e Zonave të Mbrojtura, si dhe forca të ushtrisë dhe të Policisë së Shtetit. Kryetari i Bashkisë Dibër, Rahim Spahiu, u shpreh se situata në Lurë është duke shkuar drejt izolimit, nga zjarret ndërsa puna në terren do të vijojë me të gjitha forcat deri në shuarjen dhe izolimin e plotë të zjarrit. “Do të punohet me të gjitha forcat deri në izolimin e plotë të zjarrit. Synimi ynë është të izolojmë të gjitha vatrat dhe të garantojmë që zjarri të mos përhapet më tej”, tha kryebashkikau i Dibrës Rrahim Spahiu. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
