Lajme Zone
Lumi Gjanica nxihet nga ndotja, era e rëndë mundon qytetarët e Fierit! Banorët të indinjuar: Miliona euro investime, por problemi mbetet
Të tjeraReport TV

Lumi Gjanica nxihet nga ndotja, era e rëndë mundon qytetarët e Fierit! Banorët të indinjuar: Miliona euro investime, por problemi mbetet

Si çdo vit në këtë periudhë, dyshimet për ndotjen bien mbi fabrikat e përpunimit të ullirit dhe kompanitë e naftës që operojnë në zonë.

Lumi Gjanica në Fier prej disa ditësh është kthyer sërish në shqetësim për banorët. Uji ka marrë ngjyrë të errët, ndërsa një erë e rëndë mbytëse përhapet në zonë, duke rikthyer një problem që qytetarët thonë se i mn prej vitesh. Të indinjuar nga situata, fierakët kërkojnë që institucionet përgjegjëse t'i japin fund ndotjes së lumit. Sipas tyre, mungesa e një zgjidhjeje ndër vite po zbeh edhe investimin prej miliona eurosh të bërë për rikualifikimin e qendrës së qytetit, në kuadër të projektit të Rilindjes Urbane. LEXO edhe...Ish-kreu i PD Fier, Rrapi Gjika: Zgjedhjet u shtynë për të vendosur kryetarin që duan Noka e Bardhi! Më përjashtuan se nuk i thashë “shef” Mulit! Manipulohen listat për të paracaktuar fituesin Si çdo vit në këtë periudhë, dyshimet për ndotjen bien mbi fabrikat e përpunimit të ullirit dhe kompanitë e naftës që operojnë në zonë. Dyshohet se disa prej këtyre kompanive shfrytëzojnë aktivitetin e fabrikave të vajit për të shkarkuar në lumë hidrokarbure në mënyrë të pakontrolluar. Ambientalisti Qani Rredhi thotë se denoncimet e shumta dhe gjobat e vendosura ndaj kompanive të naftës nuk kanë sjellë asnjë përmirësim. Përkundrazi, sipas tij, ndotja përsëritet çdo vit në nivele gjithnjë e më shqetësuese. Ndërkohë, sipas informacionit të marrë pranë Agjencisë Rajonale të Mjedisit, fabrikat që operojnë përgjatë shtratit të Gjanicës nuk janë të pajisura me leje mjedisore të tipit B. Deri në vitin 2020 ato kanë funksionuar me leje të tipit C, por ndryshimet ligjore i kanë detyruar pronarët të përdorin gropa septike. Këta të fundit thonë se janë ankuar për situatën, por deri më sot nuk kanë marrë zgjidhje nga Ministria e Mjedisit. U.D/ReportTv.al Fier Gjanica Komento Komente Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap? Ramën 51.1% Veliajn 38.3% Asnjërin 10.6% Vota total: 47 Sondazhi i ditës: Cilin mbështesni në përplasjen politike që u hap?