Grushte, thika dhe gjak! Kjo është ajo që është vërejtur në pamjet e fiksuara nga kamerat e sigurisë në sherrin që ndodhi pak ditë më parë në Ksamil, ku humbi jetën turisti portugez Luis Miguel Varela Mendez. Ndërsa në dosjen hetimore të siguruar nga gazetarja Klodian Lala përshkruhet në detaje gjithçka ka ndodhur, një detaj bie në sy. Është fakti që pasi është goditur nga Sokrat Vata dhe në tentativë për t’i shpëtuar goditjeve të mëtejshme nga Vata dhe David Heurtevent hyn në det. Në momentin kur del nga uji, vihet re se bluza e bardhë që kishte veshur ishte e gjakosur. Gjykata e Sarandës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Sokrat Lipan alias Sokrat Vata, i dyshuar për vrasjen e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendez në Kasmil. Në burg mbetën dhe dy shtetasit turk, Nuh Mahmutoglu dhe Ezgi Perlak, që ndihmuan Vatën në tentativën për tu arratisur pas krimit. Vata u gjet në bagazhin e makinës së tyre gjatë kontrollit në Levan të Fierit. “Arrest në burg” me afat 45 ditë u caktua për shtetasit Ervis Bunçi, Serxhi Selimi dhe Ildi Cekani. Ndërsa në “Detyrim paraqitje” u dha për policin e burgjeve Luciano Seferi, Romeo Shehu, Murat Zhabina, policin Miosid Matushaj, dhe Kristi Koshin. Në kërkim për bashkëpunim ne vrasje është Daniel Gjana dhe Bekim Bulica, pronar i lokal Principotes.
DINAMIKA:
Në orën 05:14:24 të datës 18.08.2026 vërehen se nga ambientet e lokalit “Principodes vërehen se dalin disa shtetas dhe qëndrojnë tek dera e ambienteve të jashtme të subjektit “Paradise’, ku ndër ta janë të identifikuar shtetasit Ibrahim Lemoie, Sudae Akmahmat, Florian Cetina dhe Luis Mendes i veshur me një bluze të bardhe me një shkrim me ngjyrë të zezë nga mbas.
Në orën 05:15:22 të datës 18.08.2026 nga ana e parkimit në anën jugore te “Principotes” vërejmë që afrohen dy shtetas konkretisht Davit Heuertvent përpara dhe Sokrat Lipan (Vata), i veshur me të këmishë të bardhë, në vendin ku ndodheshin shtetasit e huaj.
Në orën 05:16:39 shtetasi Sokrat Lipan (Vata), vërehet se shtyhet me një person të veshur me bluze me ngjvrë të bardhe dhe Sokrati vërehet se largohet prej atu dhe shkon në drejtim të shezlloneve.
Në orën 05:16:47 shtetasi Sokrat Lipan ndjek një nga personat i cili është i veshur me të bardha dhe Sokrati i ndjek nga mbas në drejtim të parkimit.
Në orën 05:16:54 shtetasi Sokrat Lipan (Vata), vërehet se vjen me vrap në drejtim të shtetasit Ibrahim Lemoie, i cili përplaset në shezllone dhe bie në tokë dhe Sokrati e godet në drejtim të tij.
Në orën 05:17:14 në këto momente afrohet shtetasi Luis Mendes dhe shtyn me trup shtetasin Sokrat Lipan, i cili bie në tokë. Shtetasi Sokrat Lipan (Vata), ngrihet nga toka dhe i afrohet shtetasit Luis Mendes dhe fillon dhe godet në drejtim të tij.
Në orën 05:17:20 shtetasi Davit Heuertventi veshur me tuta të shkurtra dhe një si në këmishë me ngjvrë të errët së bashku me shtetasin Sokrat Lipan (Vata), godasin shtetasin Luis Mendes dhe gjatë kësaj kohe vjen shtetasi Sudae Akhmat pet të ndihmuar shokun e tij shtetasin Luis Mendes dhe godet shtetasin Sokrat Lipan.
Në orën 05:17:35-05:17:46 shtetasi Serxhi Selimi godet shtetasin francez Ibrahim Lemoie me grushte, gjatë kësaj kohe shtetasi Luis Mendes për t’u larguar nga goditjet qe po merrte nga Sokrat Lipan dhe David Heurtevent largohet me nxitim futur brenda në det.
Në orën 05:17:53 shtetasi Luis Mendes afrohet nga ana jugore e plazhit ne vendin ku ndodhen kamarieret dhe goditet nga shtetasi Serxhi Ademi me grushte dhe e ata e shtynë në det.
Në orën 05:18:04 shtetasi Luis Mendes del nga uji dhe ecën në drejtim të shezllonave të plazhit “Paradise” ku vërehet se bluzën e bardhë e ka të gjakosur.
Në orën 05:18:24 shtetasi David Heuertvent vërehet se largohet në drejtim ambienteve të brendshme të Principotes, i cili dallohet që është i gjakosur tek pjesa e përparme e rrobave dhe po fshihet.
Në orën 05:20:28 largohet shtetasi Sokrat Lipan alias Vata i cili bluzën e bardhë e ka të gjakosur dhe mbas tij është kamerieri, Igli Cekani që e shoqëron nga pas në drejtim të lokalit “Principotes”. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

