Lajme Zone
PolitikëBalkanWeb

“Luftë për pushtet mes klaneve të Rilindjes”/ Këlliçi: Spiropali denoncoi Ballukun për presione dhe shantazhe me krimin e organizuar. Të bashkëpunojë me drejtësinë!


Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka komentuar debatin dhe fjalën e mbajtur nga deputetja Elisa Spiropali në seancën e fundit parlamentare, ku kjo e fundit lëshoi akuza të rënda që shkojnë në adresë të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka komentuar debatin dhe fjalën e mbajtur nga deputetja Elisa Spiropali në seancën e fundit parlamentare, ku kjo e fundit lëshoi akuza të rënda që shkojnë në adresë të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Sipas Këlliçit, deklaratat e Spiropalit konfirmojnë zyrtarisht ekzistencën e klaneve rivale brenda PS-së dhe përdorimin e strukturave kriminale për garantimin e pushtetit. “Kur Elisa denoncon Belindën publikisht për presione e shantazh! Në seancën e fundit parlamentare, Elisa Spiropali bëri një denoncim të fortë duke pranuar se brenda mazhorancës ka persona apo grupe që bëjnë presion, duke nënkuptuar Belinda Ballukun. Ajo konfirmoi se ish-zëvendëskryeministrja ka ushtruar shantazh ndaj kundërshtarëve me krimin e organizuar në zgjedhjet e fundit të 2025-ës, duke u shprehur se Balluku e ka vendin në burg,” thekson Këlliçi. Nënkryetari i PD-së shkruan se kjo përplasje publike tregon kalbëzimin e pushtetit dhe rrënimin e mazhorancës, ku pas përplasjeve të mëparshme politike dhe goditjeve gjyqësore ndaj figurave si Erion Veliaj, luftërat e brendshme po dalin tërësisht jashtë kontrollit. “Nuk dihet nga e ka marrë kurajën Spiropali ta bëjë këtë denoncim, por mund të thuhet se tani nuk llogarisin më asgjë, pasi aq e ashpër është përplasja mes tyre. Këto janë shenjat e një pushteti të abuzuar në palcë. Nëse Elisa dëshiron të japë më shumë kontribut për shoqërinë, mund të bashkëpunojë me drejtësinë dhe të tregojë faktet që di për shantazhimin që bën Belinda Balluku ndaj kundërshtarëve politikë, brenda dhe jashtë llojit,” përfi Këlliçi. Postimi i plotë:

Kur Elisa denoncon Belindën publikisht për presione shantazh! Në seancën e fundit parlamentare, Elisa Spiropali ka bërë një denoncim të fortë. Ajo pranoi se brenda mazhorancës ka persona apo grupe që bëjnë presion, duke nënkuptuar Belinda Ballukun.

Deputetja gjithashtu konfirmoi se ish zëvendëskryeministrja ka ushtruar shantazh ndaj kundërshtarëve me krimin e organizuar, në zgjedhjet e fundit të 2025. Spiropali po ashtu u shpreh se Balluku e ka vendin në burg!

Lufta për pushtet mes klaneve të rilindjes njihet. Ajo është aq e fortë sa ka shkaktuar jo pak viktima.

Veliaj është në burg, Gysi dhe Vlora po ashtu. Ata e meritojnë të jenë subjek i drejtësisë për krimet që kanë kryer, po nuk do të ishin aty sot pa investimin e Ramës apo Ballukut.

Eshtë hera e parë që një deputet brenda shumicës flet kaq hapur. Nuk dihet nga e ka marrë kurajon Spiropali ta bëjë këtë denoncim, por mund të thuhet se tani ata nuk llogarisin më asgjë, pasi aq e ashpër është përplasja mes tyre.

Këto janë shenjat e një pushteti të abuzuar në palcë, ku prioritet është vetëm pasurimi e fuqizimi i grupimeve kriminale.

Por po ashtu, janë shenjat e kalbëzimit në skaj të këtij pushteti që është në rrënim total.

Është për t’u vlerësuar disi kjo ngritje zëri e Elisës dhe adresimi konkret.

Nëse ajo dëshiron të japë më shumë kontribut për shoqërinë, mund të bashkëpunojë me drejtësinë.

Të tregojë faktet që di për shantazhimin që bën Belinda Balluku ndaj kundërshtarëve politike, brenda dhe jashtë llojit. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb Etiketa: balluku Kellici Kuvend spiropali