Irani pretendon se ka arritur një marrëveshje me Omanin për të krijuar një ‘rrugë’ për transportin detar përmes Ngushticës së Hormuzit. Mediat e huaja raportojnë se zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmaeil Baqaei, nuk dha detaje të mëtejshme mbi marrëveshjen, të cilën ai tha se ishte "në fazat përfundimtare". LEXO edhe...VIDEO/ Dy supergola dhe një asist nga Lionel Messi, Inter Miami përmbys 4-2 Atleticon Megjithatë, Baqaei paralajmëroi se një marrëveshje me Omanin nuk do të garantonte lundrim të sigurt nëpër ngushticë, duke argumentuar se siguria mbetet e prekur nga bllokada amerikane e porteve të Iranit. Ndërkohë nga ana tjetër, SHBA-të dhe Omani nuk kanë komentuar mbi propozimin. Që kur SHBA-të dhe Izraeli sulmuan Iranin në shkurt, Teherani ka bllokuar kryesisht Ngushticën e Hormuzit, përmes së cilës kalon zakonisht rreth një e pesta e naftës dhe gazit natyror të lëngshëm në botë. Të martën, Presidenti i SHBA-së Donald Trump paralajmëroi se Irani do të “goditet shumë rëndë” nëse ngushtica nuk hapet “shumë shpejt”. Po ashtu Presidenti amerikan ka hedhur poshtë raportet e CNN se rezervat e raketave të Pentagonit po pakësohen, duke këmbëngulur se ushtria mban rezerva masive dhe po zgjeron me shpejtësi prodhimin. “SHBA-të kanë sasi të mëdha ‘municioni’, veçanërisht të llojeve të caktuara”, shkroi Trump në një postim në Truth Social. “Përveç kësaj, sasi të mëdha po prodhohen dhe dërgohen në SHBA sipas nevojës. Kompanitë e mbrojtjes po ndërtojnë numrin më të madh të fabrikave dhe uzinave në historinë e vendit tonë”, shkroi më tej Trump. Presidenti amerikan gjithashtu kritikoi ashpër burimet që fshihen pas raportimeve të medias, duke paralajmëruar se ata që janë përgjegjës do të përballen me pasoja ligjore. “‘Zbuluesit’ e këtyre deklaratave tradhtare po ndiqen”, shkroi ai. “Do të kërkohen dënime me burgim afatgjatë!” Ora 08:54 Përplasje Trump-Hegseth për mungesën e raketave në ushtrinë amerikane? Shtëpia e Bardhë reagon pas raporteve të mediave Washington Post ka raportuar se Presidenti i SHBA-së, Donald Trump është ‘përplasur’ me Sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, për ato që mediat i cilësuan si mungesa në rezervat e raketave amerikane gjatë një takimi në Camp David.Ndërkohë sekretarja e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, i ka hedhur poshtë këto raportime të medias, duke i cilësuar si të pavërteta.Sipas artikullit, Trump kishte kërkuar shpjegime se përse ishte keqinformuar lidhur me mungesat e raketave me rreze të gjatë veprimi dhe interceptorëve të mbrojtjes ajrore.Raportimi pretendonte gjithashtu se rezervat e pakësuara kishin ndikuar në vendimin e presidentit për të mos ndërmarrë sulme të tjera në shkallë të gjerë ndaj Iranit.Leavitt, e cila tha se ishte e pranishme në takimin mes Trump dhe Hegseth, i cilësoi këto pretendime si të pavërteta."Kjo fjalë për fjalë nuk ndodhi kurrë, dhe ne ia kemi thënë këtë vazhdimisht Washington Post-it", deklaroi ajo.Ajo shtoi se Trump "e do Sekretarin dhe mendon se ai po bën një punë të jashtëzakonshme", duke mohuar çdo përplasje mes presidentit dhe kreut të Pentagonit. Share R.Xh/ReportTv.al Ngushtica e Hormuzit raketa SHBA donald trump Oman iran Komento Komente Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord? Po 34.8% Jo 60.3% Nuk e di 4.9% Vota total: 1121 Sondazhi i ditës: GJKKO kërkon të kufizojë aksesin e mediave dhe të drejtave të gazetarëve gjatë seancave, a jeni dakord?

