Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të dërguarit e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, do të vizitojnë Kievin dhe më pas Moskën në ditët në vijim, thanë burime për agjencinë ruse të lajmeve Tass. Në një videomesazh presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se negociatorët amerikanë po punojnë për të ndërmjetësuar një zgjidhje të mundshme për luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. LEXO edhe...Atentat ndaj oficerit të lartë rus, qëllohet disa herë me armë zjarri! Akuzohej nga Ukraina për urdhërimin e një sulmi me raketa ndaj një spitali pediatrik "Ka data paraprake. Presim të shohim përfaqësues të presidentit amerikan këtu në Kiev. Ata konfirmuan se takimi do të mbahet në Moskë dhe Kiev. Presim me padurim të takohemi në ditët në vijim. Kjo është shumë e rëndësishme. Është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të mbeten aktive. Jemi të gatshëm të takohemi me ta në Ukrainë, në një nivel të lartë dhe mbi meritat", tha Zelensky. Ndërkohë sulmet mes dy vendeve kanë vijuar edhe sot. Një person u vra dhe tre u plagosën pas një sulmi nga trupat ruse në Odessa. "Mëngjesi në Odessa filloi me një sulm armik. Deri më tani janë raportuar 1 viktimë dhe tre të plagosur”, tha Oleg Lysak, kreu i administratës ushtarake të qytetit në Odessa. Po ashtu ushtria ukrainase nisi një valë sulmesh mbrëmë ndaj qytetit rus të Soçit, duke përfshirë një sulm me dron kundër një anijeje ruse dhe një depoje nafte, raporton gazeta Kyiv Independent . Anija Nefrit ishte pjesë e infrastrukturës detare dhe energjetike të Rusisë dhe mbështeste operacionet e naftës dhe gazit, mirëmbajtjen e platformave në det të hapur, transportin e mallrave dhe personelit. Lajm në përditësim… Xh.K/ReportTv.al Volodymyr Zelensky Jared Kushner Steve Witkoff Rusi lufta ne ukraine Komento Komente Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni? Të drejtë 75.2% Të gabuar 20.8% Nuk e di 4% Vota total: 1940 Sondazhi i ditës: Qeveria bllokon pagat e magjistratëve pasi KLGJ e KLP i rritën vetë, si e vlerësoni?

