Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi një "armëpushim energjetik" midis Rusisë dhe Ukrainës mbrëmjen e së dielës. Lideri ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Moskën për shkelje të armëpushimit dhe tha se ata kanë goditur qendrat energjetike të vendit të tij brenda pak orësh nga njoftimi i presidentit amerikan. Kur u pyet për sulmet nga Rusia, Trump u tha gazetarëve jashtë Shtëpisë së Bardhë mbrëmë: "Epo, do të duhej ta shikoja dhe të kuptoja, sepse ka pasur shkelje nga të dyja palët". LEXO EDHE:Në BE, por nën mbikëqyrje: Rregullat e reja për anëtarët e ardhshëm Zelensky ka thënë se e mbështet armëpushimin energjetik, por Vladimir Putin jo, ndërsa Trump tha se "të dy e mbështesin atë". "Mendoj se ata duan të bëjnë një marrëveshje, por nuk e dinë se si, por ne do t'i bëjmë që ta bëjnë marrëveshjen", tha presidenti i SHBA-së. Ai gjithashtu pretendoi se Putini "dëshiron të bëjë një marrëveshje më shumë sesa Zelensky". R.Xh/Shqiptarja.com TAG: donald trump Volodymyr Zelensky vladimir putin rusia rusia sulmon ukrainen lufta ne ukraine Komente Komento Sondazhi i ditës:
12 Tetor, 19:56
Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet? Po 25.9% Jo 69% Nuk e di 5.1% Vota total: 791 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 12 Tetor, 19:56 Berisha kundër votimit elektronik në 2027, a besoni se mund të manipulohet?
