Lajme Zone
Lufta në Ukrainë/ Rama në 'Koalicionin e Vullnetmirëve': Lajm i mirë përfaqësimi i unifikuar i Evropës në bisedimet me Moskën, gabim strategjik që nuk u bë më herët (VIDEO)
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 2 burime — Krahaso mbulimin →

Lufta në Ukrainë/ Rama në 'Koalicionin e Vullnetmirëve': Lajm i mirë përfaqësimi i unifikuar i Evropës në bisedimet me Moskën, gabim strategjik që nuk u bë më herët (VIDEO)

Përpara nisjes së takimit, Rama u ndal te vendimi i Evropës për të krijuar një grup që do ta përfaqësojë në komunikimet e mundshme me Rusinë, duke e cilësuar gabim strategjik faktin që një hap i tillë nuk ishte ndërmarrë që në fillim.

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë këtë të enjte në samitin e “Koalicionit të Vullnetmirëve” në Berlin, ku mbi 30 liderë janë mbledhur për të diskutuar mbi luftën në Ukrainë dhe përpjekjet për arritjen e paqes. Kryeministri shqiptar u prit në Kancelarinë Federale nga kancelari gjerman Friedrich Merz, me ftesë të të cilit po zhvillohet samiti. Në një prononcim për gazetarët, Rama përshëndeti vendimin e marrë në Dublin për krijimin e grupit përfaqësues evropian që do të vazhdojë dialogun me Moskën. “Është një moment dhe një mundësi e mirë për t'u mbledhur këtu, në këtë Koalicion, pas asaj që po ndodh dhe asaj që u vendos në Dublin, për të pasur më në fund një grup përfaqësues që të flasë në emër të gjithë Evropës në një komunikim të mundshëm me Rusinë. Evropa vendosi të ketë një grup në vijën e parë që do ta përfaqësojë në një komunikim të mundshëm me Rusinë, sepse ka qenë një gabim strategjik që kjo nuk u bë që në fillim. Në fillim pati disa komunikime dhe më pas gjithçka u ndërpre. Tani, shpresojmë, komunikimi ka rifilluar dhe mbetet të shohim se si do të shkojë”, deklaroi Rama. LEXO EDHE:Sulmet ruse në Kiev dëmtojnë ambasadat e Holandës dhe Austrisë, ministri Hoxha: Edhe diplomatët shqiptarë janë vënë në rrezik! Moska po shpërfill të drejtën ndërkombëtare Në samitin e Berlinit marrin pjesë edhe të dërguarit e presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të cilët pritet të zhvillojnë bisedime me zyrtarë ukrainas dhe përfaqësues evropianë në kuadër të përpjekjeve për t'i dhënë fund luftës me Rusinë. Në fokus të takimit janë garancitë e sigurisë për Ukrainën pas përfundimit të luftës dhe plani për rimëkëmbjen ekonomike të vendit. Share Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 16:46 'Gabim strategjik që nuk u bë që në fillim', Rama nga Berlini: Evropa më në fund vendosi të ketë përfaqësues për dialogun me Rusinë Kryeministri Edi Rama, përpara nisjes së samitit të “Koalicionit të Vullnetmirëve” në Berlin, e cilësoi gabim strategjik faktin që Evropa nuk kishte krijuar që në fillim një grup përfaqësues për komunikimin me Rusinë. Duke folur për gazetarët, Rama përshëndeti vendimin e marrë në Dublin për krijimin e këtij grupi, i cili do të flasë në emër të Evropës në rast të një komunikimi të mundshëm me Moskën.“Është një moment dhe një mundësi e mirë për t'u mbledhur këtu, në këtë Koalicion, pas asaj që po ndodh dhe asaj që u vendos në Dublin, për të pasur më në fund një grup përfaqësues që të flasë në emër të gjithë Evropës në një komunikim të mundshëm me Rusinë. Thashë se është një gjë që duhej bërë dhe që më në fund ndodhi. Evropa vendosi të ketë një grup në vijën e parë që do ta përfaqësojë në një komunikim të mundshëm me Rusinë, sepse ka qenë një gabim strategjik që kjo nuk u bë që në fillim. Në fillim pati disa komunikime dhe më pas gjithçka u ndërpre. Tani, shpresojmë, komunikimi ka rifilluar dhe mbetet të shohim se si do të shkojë”, tha Rama. U.D/Shqiptarja.com Share R.Xh / A.E U.D Shqiptarja.com TAG: edi rama Berlin lufta ne ukraine Koalicioni i Vullnetmirëve Friedrich Merz Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 3.7 / 5 (3 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento ylli: 19/11/2026 16:35 RAMA ZAGARI..DO TE TAKOJE KUSHNERIN PER TE FALUR TOKAT E SHQIPTAREVE...PTU..RRACE E KEQE.... Përgjigju Sondazhi i ditës:

18 Nëntor, 11:04

A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027? Po 61.9% Jo 29.8% Nuk e di 8.3% Vota total: 1596 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 18 Nëntor, 11:04 A i reflekton shqetësimet e qytetarëve pr.buxheti 2027?