Lajme Zone
PolitikëShqiptarja

Lufta me zjarret/ 33 vatra në 24 orë, 7 janë ende aktive! Beteja më e madhe në Lurë, 2 avionët Air Tractor në terren


Zjarret në vendin tonë mbeten ende problematike edhe në mesin e këtij muaji. Në Gurë-Lurë Dibër vijon puna nga toka dhe ajri për shuarjen e plotë të flakëve. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

33 vatra zjarri janë raportuar në 24 orët e fundit në vend, 7 prej tyre vijojnë të jenë aktive ndërsa 5 po mbahen në monitorim. Vatra kryesore mbetet ajo në Gurë-Lurë të Dibrës, ku vijon ndërhyrja e forcave tokësore, e mbështetur nga dy avionë Air Tractor. Janë angazhuar për shuarjen e këtyre vatrave 115 forca bashkiake, 13 policore, 50 efektivë të FA. Korridoret e hapura në terren kanë penguar përhapjen e zjarrit drejt banesave dhe aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara. LEXO EDHE:Ylli Pata: Përtej sherrit të flamingove; drama e Berishës për tu bërë ‘i lundrueshëm’ Zjarre aktive raportohen edhe në Malin e Dajtit, në Qafë Helmës e Bruç, si dhe në Lufaj të Mirditës dhe Fushë-Lajë të Pukës. Në të gjitha këto zona, autoritetet thonë se nuk ka rrezik për banesat, ndërsa disa vatra vijojnë të monitorohen. Po ashtu, një vatër zjarri është aktivizuar në Drenovë të Mallakastrës në afërsi të puseve të naftës dhe nënstacionit elektrik. Shërbimet zjarrfikëse kanë ndërhyrë menjëherë duke bëre te mundur neutralizimin e shpejtë të flakëve. Një zjarr i përmasave të mëdha u përhap gjatë natës edhe në fshatin Qishbardhë të Vlorës, por flakët janë vënë nën kontroll. Në operacione janë angazhuar 535 forca dhe 51 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura po mbështesin ndërhyrjen me 120 efektivë, dy helikopterë dhe dy avionë Air Tractor. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 18:40 Mbi 50 hektarë të djegur në Pukë, zjarri del jashtë kontrollit në malin e Tërbunit, ndërhyrja nga ajri është e pamundur Zjarri në malin e Terbunit në Pukë ka marr përmasa të konsiderueshme teksa era e fortë po përhap flakët me shpejtësi.Shefi i Shërbimit Zjarrfikës në Pukë, Agron Hadroj thot se era e fortë po pamundëson përpjekjet për vënien nën kontroll të flakëve siç u menaxhua deri një ditë më parë.Ndërhyrja nga ajri po bëhet e pamundur per shkak të erës që po fryen në zone, teksa mjetet zjarrfikës e kane te pamundur intervenimin në çdo kënd të vatres së zjarrit.“Deri dje pasdite, situata ishte nën kontroll, por sot pati një erë shumë të fuqishme që na nxorri jashtë kontrollit. Po luftohet në drejtim të Tërbunit dhe të Gjegjanit. Pasdite situata agravon për shkak të erës, megjithatë jemi angazhuar shërbimi zjarrfikës, vullnetarë, forcat e armatosura. Mendoj që 50 hektarë janë djegur. Ndërhyrja nga ajri këtu është e pamundur për shkak të terrenit të thyer” tha Hadroj. Zjarrfikësit e Pukës, punonjës të Shërbimit Pyjor, vullnetarë dhe efektivë të Forcave të Armatosura vijojnë përpjekjet për të frenuar përhapjen e flakëve. Për shkak të terrenit të vështirë dhe erës së fortë, ndërhyrja me mjete rrethanore deri tani nuk ka dhënë rezultat. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 17:44 Pamje nga fronti i zjarreve në Dajt, Mirditë e Pukë, ushtria ndërhyn nga toka dhe ajri (VIDEO) Helikopterë që fluturojnë mbi vatrat e zjarrit, efektivë që ngjiten në terrene të thepisura me zorrët e ujit në krah dhe ndërhyrje pa ndërprerje për të izoluar flakët. Këto janë pamjet e publikuara nga Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, që tregojnë nga fër operacionin e Forcave të Armatosura në përballimin e zjarreve që prej ditësh kanë përfshirë disa zona të vendit.Sipas përditësimit të fundit të Ministrisë së Mbrojtjes, në Malin e Dajtit vijon operacioni me mbështetjen e 50 efektivëve të Forcave të Armatosura dhe dy helikopterëve të Forcës Ajrore, ndërsa aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.Në Lufaj të Mirditës, në terren janë angazhuar dy mjete zjarrfikëse të Forcave të Armatosura dhe nëntë efektivë. Sipas autoriteteve, vatra është nën kontroll dhe nuk paraqet rrezik për banesat.Ndërkohë, në Fushë-Lajë të Pukës operacioni vijon me 40 efektivë të Forcave të Armatosura, ndërsa edhe në këtë zonë nuk ka rrezik për zonat e banuara.Operacionet vijojnë në një kohë kur terreni i vështirë dhe kushtet atmosferike e bëjnë ndërhyrjen ndaj zjarreve veçanërisht të komplikuar.Edhe pse në Dajt, Mirditë dhe Pukë flakët nuk kërcënojnë aktualisht zonat e banuara, forcat mbeten në terren për izolimin e plotë të vatrave dhe për të shmangur riaktivizimin apo përhapjen e tyre. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 16:48 'Situata është kritike', gazetari i Report Tv raporton nga vatra e zjarrit në Pukë: Digjen mbi 12 hektarë pyje, flakët përhapen me shpejtësi drejt Gjegjanit Situata nga zjarret në masivin pyjor të Tërbunit në Pukë vijon të mbetet kritike. Prej dy ditësh, flakët po avancojnë drejt zonës së Pishës së Zezë, të favorizuara nga erërat e forta, ndërsa deri tani janë përfshirë nga zjarri mbi 12 hektarë sipërfaqe pyjore.Gazetari i Report Tv, Armir Mehaj, raporton se në terren po punojnë zjarrfikësit e Pukës, të mbështetur edhe nga forca të ushtrisë nga Vau i Dejës. Megjithatë, terreni i vështirë dhe mungesa e rrugëve e bëjnë të pamundur ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse pranë vatrave të zjarrit, duke detyruar ekipet të punojnë me mjete rrethanore.Sipas Mehajt, era po favorizon përhapjen e flakëve, ndërsa zjarri ka kaluar edhe në zonën e Gjegjanit.Situata mbetet problematike edhe për shkak të mungesës së ndërhyrjes nga ajri. Sipas gazetarit, helikopterët dhe avionët nuk kanë mundësi të furnizohen me ujë, pasi burimet më të afërta ndodhen në qytetin e Pukës, ku nuk ka sasi të mjaftueshme uji. U.D/Shqiptarja.com Share Ora 14:17 Zjarr afër puseve të natës dhe nënstacionit elektrik në Drenovë të Mallakastrës, neutralizohen flakët (VIDEO) Nje vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në Drenovë të Mallakastrës në afërsi të puseve të naftës dhe nënstacionit elektrik. Shërbimet zjarrfikëse kanë nderhyrë menjëherë duke bëre të mundur neutralizimin e shpejtë të flakëve. P.J/Shqiptarja.com Share Xh.K/E.H/Shqiptarja.com TAG: Diber Tirane zjarret 2026 Vlore Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 5.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:

15 Gusht, 13:45

Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri? Politika 58.7% Shoqëria 24.4% Social media 16.9% Vota total: 2439 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 15 Gusht, 13:45 Cili është shkaku i konflikteve në Shqipëri?