Lajme Zone
“Lufta çlirimtare ishte e drejtë”/ Salianji reagon pas vendimit të Hagës për krerët e UÇK: Asnjë gjykim s’mund të fshijë historinë dhe të zhbëjë përpjekjet e Kosovës për liri
PolitikëBalkanWeb
Ky artikull është pjesë e një historie me 8 burime — Krahaso mbulimin →

“Lufta çlirimtare ishte e drejtë”/ Salianji reagon pas vendimit të Hagës për krerët e UÇK: Asnjë gjykim s’mund të fshijë historinë dhe të zhbëjë përpjekjet e Kosovës për liri

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specilizuara të Hagës për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar pas vendimit të Dhomave të Specilizuara të Hagës për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Salianji shprehet se lufta çlirimtare e Kosovës ishte e drejtë dhe se vendimi i një gjykate nuk mund të ndryshojë historinë apo të zhbëjë sakrificat e shqiptarëve të Kosovës. “Lufta çlirimtare ishte e drejtë. Asnjë gjykim nuk mund të fshijë historinë dhe të zhbëjë sakrificën e Kosovës për liri”, shprehet Salianji. “Sot, më shumë se kurrë, shqiptarët janë bashkë. Nga Kosova në Shqipëri, nga Presheva në Tetovë e në çdo cep ku rreh zemër shqiptare, zëri është një: lufta çlirimtare ishte e drejtë!

Shqiptarët, me dinjitet dhe kokën lart”, shprehet Salianji. Reagimi i Salianjit

Vendimi i sotëm nuk sjell vetëm dhimbje, por prek kujtesën, betejën për liri, sakrificat dhe dinjitetin e një kombi.

Pas emrave të Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit qëndrojnë vite përballjeje, humbjesh e sakrifice, në emër të së drejtës së një populli për të jetuar i lirë në tokën e vet.

Mund të shkruhen faqe të tëra në dosje dhe të shpallen vendime. Por asnjë gjykim nuk mund të fshijë historinë, të zhbëjë sakrificën apo të zbehë të drejtën e Kosovës për liri.

Sot, më shumë se kurrë, shqiptarët janë bashkë. Nga Kosova në Shqipëri, nga Presheva në Tetovë e në çdo cep ku rreh zemër shqiptare, zëri është një: lufta çlirimtare ishte e drejtë!

Shqiptarët, me dinjitet dhe kokën lart. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb