Lajme Zone
PolitikëShqiptarja
Ky artikull është pjesë e një historie me 3 burime — Krahaso mbulimin →

‘Lufta’ brenda PS, Berisha: Spiropali e Veliaj u ndëshkuan pasi folën, të vijnë në ‘front’ e të tregojnë ç’dinë për Ramën!


Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha thotë se Spiropali dhe Veliaj po ndëshkohen vetëm pasi i dolën kundër Rama. Ai i fton në një front për të rrëzuar qeverinë vetëm nëse tregojnë gjithçka dinë për Kryeministrin. Takimin e shefit të mazhorancës me një grup studentësh e quan imitim të keq të Ramiz Alisë.

Luftën e brendshme që ka shpërthyer në Partinë Socialiste, kreu i PD-së Sali Berisha e komentoi nga zyra e tij në një bashkëbisedim online me qytetarët, edhe pse ata që e ndoqën në Facebook, ishin të paktë. Për Elisa Spiropalin të përjashtuar nga forumet e PS-së dhe në një përplasje të hapur me Belinda Ballukun, thotë se u ndëshkua me hetim për evazion ndaj bizneseve familjare, pasi i doli kundër Ramës. “Regjistrimi i veprave penale, i problemeve të saj dhe bashkëshortit të saj, në një kohë kur ajo ka marrë, të themi një rrugë kundërshtie, të paktën me fjalë, të qëndrimeve të Edi Ramës dhe partisë së krimit, dëshmon për përdorimin si armë politike të SPAK-ut të partisë”, tha Berisha. LEXO EDHE:Deklaratat e Ramës për shkarkimet, reagon Bashkia Tiranë: Ndërhyrje politike, po shfrytëzon arrestimin e Veliajt që të kapë pushtetin vendor në kryeqytet Erion Veliajt, të shkarkuar nga drejtimi i PS-së së Tiranës, dhe tashmë me pozita të kushtëzuara edhe në bashki, i kërkon se nëse do të kontribuojë në një fron opozitar ku ai ka ftuar dhe partitë e vogla: “T'u thotë shqiptarëve gjithçka di për Edi Ramën, sepse sado që të ketë bërë vetë…unë nuk mund të them se Erion Veliaj sot në qeli është rrezik ekzistencial për Shqipërinë. Çfarë ka në dorë Erion Veliaj dhe Elisa Spiropali? Ata dinë shumë më tepër se të tjerët për korrupsionin e Edi Ramës dhe Lubi Ballukut. Ata duhet të përpiqen të bëjnë sa më shumë njerëz me vete nga ata deputetë”, tha Berisha. Me partitë e tjera opozitare të cilat i fton në bashkim, pranon se nuk ka nisur negociata, por i lë hapësirë për kandidatë jo të PD-së, vetëm në disa zona. “Partia Demokratike është e hapur ndaj të gjitha forcave të tjera politike që e konsiderojnë Edi Ramën të keqen më të madhe për kandidatë të përbashkët, për zona të veçanta”, tha Berisha. Takimin e kryeministrit të premten në mbrëmje me një përfaqësi të studentëve për protestën e komenton kështu: “Një akt përsëritje, një akt të diktatorit Ramiz Alia, por në mënyrën më të shëmtuar. Diktatori Ramiz Alia me datën 11 dhjetor priti në pallatin presidencial përfaqësinë e studentëve. Priti ata studentë dhe pedagogë që zgjodhën vetë studentët haptas, publikisht para shqiptarëve. Nuk priti studentë klandestinë siç bën ky shpirt-katran”, u shpreh kryedemokrati. P.J / SI.E. P.J Shqiptarja.com TAG: sali berisha PD PS erion veliaj elisa spiropali edi rama Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 1.0 / 5 (1 vlerësim) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento dulla: 21/11/2026 16:01 Saliu do ishte nje nga kryetaret me re mire te SHIShit , pasi nerret vetem me spiynlliqe.Te vije Velija i Mjaftit dge Spiripali te japin infirmacion per Ramen! Nuk fiton dot me vote dhe kerkon pushtet o me dhune ose me spiunlliqe . Je marr fund o non frata dge populli dge Rama te iki ty nuk te voton kurre Përgjigju Arta: 21/11/2026 15:48 O plaku mere ti e vrave Sokol Olldashin se te doli kunder Përgjigju birçe: 21/11/2026 14:56 Kërma Sali non grata ska lënë gjë pa thënë për Elitën dhe Erjonin për këtë të fundit përditë digjte bashkisë tani i del në mbrojtje... Përgjigju Sondazhi i ditës:

21 Nëntor, 17:11

Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 80% Protesta 0% Asnjëra 20% Vota total: 5 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 21 Nëntor, 17:11 Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?