2 të vdekur dhe 73 të plagosur, mes tyre 9 fëmijë, është bilanci i një sulmi rus me dronë mbrëmjen e kaluar në Kryvyi Rih, vendlindjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Mediat e huaja shkruajnë se një tjetër sulm rus në qytetin e Zaporizhias la të plagosur tre persona, përfshirë dy fëmijë. Ndërkaq, në lagjen Vyshgorod të Kievit, një ndërtesë pesëkatëshe u dëmtua si pasojë e një sulmi me dron rus. Pas goditjes shpërtheu një zjarr, ndërsa ekipet e shpëtimit kanë nisur evakuimin e banorëve. LEXO EDHE:Zelensky justifikon shkatërrimin e Urës së Krimesë: Ishte përgjigje ndaj 109 sulmeve ruse në Ukrainë Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes së Moldavisë konfirmoi se një dron shkeli dy herë hapësirën ajrore të vendit, në orën 11:20 dhe 11:31, duke ardhur nga territori ukrainas. Në të dyja rastet, droni u largua pas pak minutash. Droni hyri për herë të parë në hapësirën ajrore të Moldavisë në orën 11:20 të mëngjesit të së shtunës, më 21 nëntor, duke shkuar nga drejtimi i fshatit ukrainas Troitske dhe duke u drejtuar drejt fshatit Purcari. Pesë minuta më vonë, droni u largua nga hapësira ajrore e Moldavisë, duke u kthyer drejt Troitske. Në orën 11:31 të mëngjesit, i njëjti dron kaloi përsëri kufirin, duke shkuar përsëri nga Troitske drejt Purcari, por u largua nga hapësira ajrore e Moldavisë një minutë më vonë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky falënderoi Zonjën e Parë të SHBA-së, Melania Trump, për rolin e saj në arritjen e armëpushimit në Oleshky, i cili mundësoi evakuimin e civilëve nga zona. "Jemi mirënjohës ndaj Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, për Oleshky-n, për ndihmën në zhbllokimin dhe evakuimin e njerëzve tanë. Diskutuam me Komandantin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, Mykhailo Drapatyi, listën e vendbanimeve ku mund të kryhen operacione të ngjashme humanitare dhe e miratuam atë sot. Patëm një diskutim të detajuar rreth numrit të njerëzve që mund të evakuojmë dhe punës që kemi bërë deri më tani", shkroi Zelensky në një postim në rrjetin social ‘X’. Rendit zhvillimet sipas orarit: Të Fundit Të Parat Ora 08:18 Zelensky justifikon shkatërrimin e Urës së Krimesë: Ishte përgjigje ndaj 109 sulmeve ruse në Ukrainë Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbrojtur sulmet e Ukrainës ndaj Urës së Krimesë, një pikë strategjike që lidh Rusinë me gadishullin e pushtuar, duke i cilësuar ato si një përgjigje të drejtë ndaj sulmeve të vazhdueshme ruse ndaj infrastrukturës ukrainase.Në një intervistë për BBC-në, Zelensky deklaroi se Rusia kishte kryer 109 sulme të veçanta ndaj urave në Ukrainë, ndërsa theksoi se ura e Krimesë nuk përdorej vetëm për qëllime civile, por edhe për transportin e pajisjeve dhe furnizimeve ushtarake ruse."Ka fakte, jo vetëm fjalët e Putinit. Mund ta shohim", tha ai. Sipas presidentit ukrainas, pamjet e publikuara në internet tregojnë tanke dhe mjete të tjera ushtarake ruse që kalojnë përmes kësaj ure, duke e përdorur atë si një korridor të rëndësishëm logjistik për operacionet ushtarake në Krime. "Nëse Putini do ta përdorte internetin, ai mund ta shihte këtë.",- shtoi Zelensky.Sulmet ukrainase me raketa dhe dronë kanë dëmtuar rëndë pjesën qendrore të urës, duke shembur një segment të saj dhe duke e bërë të papërdorshme për trafikun rrugor.Zelensky akuzoi gjithashtu presidentin rus Vladimir Putin se po kërkon arsye për të përshkallëzuar më tej luftën, duke iu referuar sulmeve të intensifikuara ruse ndaj qyteteve ukrainase.Ndërkohë, sulmet ruse kanë shkaktuar viktima të reja në Ukrainë. Në qytetin Kryvyi Rih, një fëmijë 7-vjeçar dhe një mjeke 20-vjeçare humbën jetën, ndërsa dhjetëra persona të tjerë mbetën të plagosur.Në të njëjtën kohë, Mbretëria e Bashkuar dhe vendet evropiane kanë rikonfirmuar mbështetjen për Kievin, ndërsa vijojnë përpjekjet diplomatike për t'i dhënë fund luftës.Sekretari i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Wes Streeting, deklaroi se Rusia mbetet agresore në këtë konflikt dhe se mbështetja për Ukrainën duhet të vazhdojë. A.C/Shqiptarja.com Share R.Xh / A.C R.Xh Shqiptarja.com TAG: kievi Volodymyr Zelensky Moldavi sulmet ruse rusia lufta ne ukraine melania trump Sa e vlerësoni këtë artikull? ★ ★ ★ ★ ★ 0.0 / 5 (0 vlerësime) Faleminderit! LAJMET MË TË VLERËSUARA Komente Komento Sondazhi i ditës:
21 Nëntor, 17:11
Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve? Dialogu 73% Protesta 21.2% Asnjëra 5.8% Vota total: 1026 Votat totale janë unike Sondazhi i ditës: 21 Nëntor, 17:11 Cila mendoni se është rruga për zgjidhjen e kërkesave të studentëve?
