Peshkatari trafikant i Ramës që shfrytëzon të miturit / Auditimi i KLSH-së zbuloi se kompania 'Rozafa' ka vetëm 704 punonjës të regjistruar në Tatime, ndërsa Luca deklaron 1100, 396 të punësuar në të zezë. Në fabrikën e Çekrezit duhej të punësonte 60 punonjës me kontratë, por nuk gjendet asnjë dokument. Sa herë që "Pamfleti" ka denoncuar punësimet ilegale dhe mashtrimin fiskal duke mos deklaruar numrin faktik të punonjësve në kompaninë "Rozafa", trafikanti peshkatar Gjergj Luca ka reaguar me ulërima në rrjetet sociale.
Ai i ka quajtur "shpifje", duke thënë se ka 1100 punonjës me kontrata e të regjistruar në Tatime sipas ligjit, madje krenohej se paguante çdo detyrim të sigurimeve shoqërore e shëndetësore.
Por një raport auditimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit, me objekt zbatimin e detyrimeve të kontratave "1 Euro", ka zbuluar mashtrimin fiskal që ka bërë dhe vazhdon të bëjë Gjergj Luca me numrin e punonjësve në kompaninë e tij "Rozafa".
Sipas detyrimit në Kontratën Nr. 1823, datë 13 shtator 2019, për marrjen me qira enfiteoze të repartit ushtarak në Çekrez të Gramshit me aktivitet fabrikë përpunimi produktesh deti, kompania "Rozafa" duhej të punësonte 60 punonjës definitivë me kontratë tatimore. Auditimi nuk gjeti asnjë dokument në kompaninë "Rozafa" dhe as në Tatime që të vërtetonte zbatimin e detyrimit të kontratës së lidhur me Ministrinë e Ekonomisë, por zbuloi mashtrimin fiskal të Gjergj Lucës me numrin e punonjësve.
Përveç mashtrimit dhe fshehjes së numrit të punonjësve faktikë brenda numrit total të punonjësve të kompanisë, u zbulua se numri total i punonjësve të regjistruar në Tatime nga kompania "Rozafa" është 704 punonjës, pa specifikuar sa ka në Çekrez të Gramshit.
Ndërsa Gjergj Luca deklaron se ka 1100 të punësuar të regjistruar, dhe e vërteta faktike është kaq punonjës, por KLSH zbuloi se ka vetëm 704 punonjës të regjistruar në krejt kompaninë, ndërsa 396 i ka të punësuar në të zezë. Në të njëjtin auditim, por për kontratën "1 Euro" të ish-Parkut të Mjeteve në Përrenjas, në përdorim me afat 20 vite për përpunim produktesh deti, është zbuluar se kompania "Rozafa" ka 666 punonjës të regjistruar në Tatime, pra 434 të punësuar në të zezë.
Këto mashtrime që zbuloi Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe skemën me dy lista pagesash të ndryshme punonjësish duhet t'i sqarojnë Tatimet dhe të ushtrojnë kontroll faktik për punësime në të zezë.
Ndërsa Ministria e Ekonomisë duhet të sqarojë heqjen e gjobës 5.5 milionë lekë, që kompanisë "Rozafa" të Gjergj Lucës iu vendos nga njësia e zbatimit të kontratave "1 Euro", vendosur për moszbatim të kontratës dhe mashtrim me numrin e punonjësve në fabrikën e Çekrezit-Gramsh.
Gjobën 5.5 milionë lekë, Kontrolli i Lartë i Shtetit e konsideroi të ardhur të munguar në arkën e shtetit dhe i ka kërkuar Ministrisë së Ekonomisë të zbatojë nenin 7, pika 7.2 të kontratës "1 Euro", për t'ia marrë kompanisë "Rozafa" sh.p.k.
Por ministri Blendi Gonxhe dhe pas tij ministrja Delina Ibrahimaj nuk guxojnë t'i vendosin asnjë qindarkë penalitet financiar trafikantit peshkatar Gjergj Luca, ngaqë është mik i kryeministrit Edi Rama; madje prej 12 vitesh nuk është kontrolluar nga agjencitë e qeverisë.
Mashtrimi me numrin e punonjësve u vërtetua në "Formularin E-sig Nr. T10315047", ku rezulton se rreth 30% e punonjësve në kompaninë "Rozafa" janë në të zezë qysh prej vitit 2021.
Vetë Gjergj Luca ka publikuar audio-video me të mitur të punësuar në ndërtime objektesh të kompanisë "Rozafa", në ngarkim-shkarkim mbetjesh inerte e pastrim mbetjesh peshku./Pamfleti gjergj luca kumbari i punës në të zezë Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen Anti-Mafia Si i ka “blerë” Edi Rama eksponentët e PD në Vlorë me kulla e poste publike 19 Nëntor 2026, 13:4013:40Anti-Mafia 1.4 vite burg për “Mon Kukaleshin” e Kumbaros/ Si u vodhën 4 mln euro me ujësjellësin dhe hija e Mirelës 18 Nëntor 2026, 18:5418:54Anti-Mafia Dokumenti/ Si i dështoi skenari grabitqarit Bashkim Ulaj për të marrë 61 ha tokë shtetërore falas për 99 vite në Koplik 18 Nëntor 2026, 12:4512:45Anti-Mafia Dosja e zezë e ASHK Tirana Jug/ Flladi Dano, “zar” i oligarkëve të ndërtimit dhe krimit; falsifikime dhe pazare me pronat e kryeqytetit 17 Nëntor 2026, 12:3412:34Anti-Mafia Universiteti i Shkodrës, çiflig i kushërinjve dhe dhëndurëve: Mirela Kumbaro, rikonfirmon bordin e skandaleve! 16 Nëntor 2026, 15:3215:32Anti-Mafia Kliti Hoti, kandidati “i fjetur” i Ramës nën siglën PD? Prapaskenat e garës për Shkodrën, pasuria miliona euro dhe emri në dosjet e SPAK 16 Nëntor 2026, 10:0310:03Anti-Mafia

